Reforma në Akademinë e Shkencave, Rama: Të shqyrtohen propozimet e Gjinushit dhe Fugës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për ndarjen e çmimeve në vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe kryefjala e tij me këtë rast ishte reformimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Rama ka kujtuar aktivitete e gjera që janë zhvilluar për Vitin e Skënderbeut, ndërsa ka konstatuar se “Kemi shumë prapambetje. Varfëri shkencore pas shthurjes së kësaj akademie, por mbetet ende shpresë. Ka një dritë në fund të tunelit për reformimin e Akademisë së Shkencave", u shpreh Rama.

Ndërsa ka folur për ecurinë e reformës kryeministri Rama ka theksuar se përpos Gjinushit të merret në konsideratë edhe propozimi i profesor Artan Fugës, i njohur si një ndër kritikët më të fortë. “Më në fund gjërat u vunë në lëvizje dhe më vjen mirë që sot jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjësi nga grupi i ngritur për propozimin e kësaj reforme, nën drejtimin e profesor Gjinushit, por edhe përballë një platforme alternative të propozuar nga prof. Artan Fuga”, tha Rama, duke shtuar më tej se “ne na duket më e arsyeshme të ndalemi një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy platformave”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri vërejti ndër të tjera se “Nga përballja fiton procesi, si do të jetë akademia që duam për nesër. Disa gjëra kanë marrë udhë, na duhet t’i konsolidojmë në kornizën që do shkojë në Kuvend për ta kthyer në ligj draftin e reformës që në rastin e Akademisë së Shkencave më shumë se në raste të tjera, por nuk mund të jetë i imponuar nga lart por është domosdoshmëri që të vijë si ndërveprim mes Akademisë së brendshmi dhe pastaj Qeverisë e Parlamentit me Akademinë”. Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama e cilësoi inkurajuese që në platformën e grupit të punës ka disa elementë që janë realisht të kërkuar nga koha, gur themeli për ecurinë e Akademisë së Shkencave në të ardhmen.

 Kryeministri Edi Rama ka insistuar në ndryshimin e situatës ku ndodhet kërkimi shkencor në Shqipëri duke kujtuar se kërkimet duhet të jenë bindëse me qëllim që të mbështetet nga fondet e BE-së. Rama vuri në dukje se Shqipëria është e fundit në rajon në aksesimin e fondeve europiane për kërkimin shkencor. “Ndërsa Serbia shfrytëzon 90 % të fondeve dhe Maqedonia 80%, vendi ynë shfrytëzon vetëm 5 % të tyre”, tha kryeministri Rama.

 “Akademia e së nesërmes duhet të bëjë ndryshimin e  madh për të krijuar mundësi që në rrugët e njohjes dhe dijes, shqiptarët të ketë shumë më tepër kapacitete thithëse në fondet e BE-së. Këto fonde janë të pakrahasueshme me çdo fond që vendet e rajonit mund t’i akordojnë kërkimeve shkencore nga buxheti”, theksoi kryeministri, duke shtuar se . “pasi vendet e pasura dinë më shumë, të varfrat dinë më pak dhe kjo bën diferencën. Prapambetja jonë lidhet me rrënimin që i ka ndodhur ngrehinës së kërkimit shkencor në vite dhe mund të adresohet përmes një akademie të reformuar”, vuri në dukje kryeministër. Kryeministri Rama më në fund ka premtuar ndihëm e qeverisë për kërkimin shkencor. “ne do të ndihmojmë me sa mundemi por për kërkimin shkencor, jo për mashtrimin shkencor”, tha Rama.

“Skënderbeu – një histori politike”, e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin. Këto ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe epokën e tij që u ndanë pas fjalimit të kryeministrit. Çmimet u dhanë pas 6 emrave të nominuar, tre me tre, nga autorë shqiptarë dhe te huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Debati për Reformimin e Akademisë së Shkencave ka nisur gjatë verës së vitit 2017, pas alarmit të ngritur nga anëtarë të kësaj Akademie për zgjedhjet e kreut të ri. Prej vitesh, Myzafer Korkuti dhe Gudar Beqiraj, këmbenin postet e rëndësishme me njëri-tjetrin. Akademia kërkoi fonde, por përgjigjia e qeverisë ishte e prerë. Në shtator 2017, Rama tha se nëse kjo Akademi nuk do të pranonte që ti nënshtrohej një procesi reformues, atëherë nuk do të përfitonte asnjë cent nga qeveria. Pas disa takimeve, qeveria dhe Akademia ranë dakord që ky insititucion të futej në një proces të thellë reformues.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irma: 21/09/2018 12:09

    Zoti Rama, ku na e gjetet kete Fugen? Nuk ka te there te degjoni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale