Ndarja e fondit 345 milionë lekë për partitë politike, shtyhet mbledhja e KQZ! Celibashi: Nuk kanë pasur kohë për të vlerësuar draftin

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se do të shtyjë mbledhjen për ndarjen e fondit 345 milionë lekë për partitë politike që do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit. Shkak është bërë fakti që partitë nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të vlerësuar draftin.

“Do e shtyjmë mbledhjen sepse partitë politike të interesuara për këtë projektvendim nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta vlerësuar draftin kështu që do të shtyhet për një ditë tjetër”, tha Celibashi. Mbledhja mund të realizohet javën e ardhshme por ende nuk ka datë të caktuar.

Në projekt akt është caktuar fondi total prej 345 600 000 lekësh. Fondet vjetore bazohen tek rezultati i zgjedhjeve të Prillit 2021. Fondi do alokohet në llogaritë bankare të partive politike brenda marsit 2023. Sa i takon selisë blu dhe ndasisë së saj, ky fond do të disbursohet në llogarinë që ka PD që administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Nga fondi vjetor, vihet re se Partia Socialiste si fituese e zgjedhjeve, me 74 mandate të fituara do të përfitoi nga KQZ gati 151 mln lekë. Partia Demokratike si parti e dytë do të marrë rreth 103 milionë lekë. Partia e Lirisë, ish  LSI përfiton gati 15.6 mln lekë, e ndjekur nga Partia Republikane me 13.2 mln lekë, ndërsa PDIU merr fondin si parti e tretë me gati 10 mln lekë, PBDNJ 8 mln lekë. Fond përfiton në bazë të rezultateve edhe Partia Thurja, gati 6.3 mln lekë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë