Ndarja e parcelave në plazhe, Ministrja e Turizmit: Subjektet të aplikojnë deri më 27 shkurt! S'do ketë më beach bare pa leje! Problem ndotja, po përballemi me pisllëkun e 30 viteve

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka sqaruar sot si do të bëhet ndarja  e parcelave në plazhe, në mëyrë që mos të ketë konflikte apo mbivendosje. Kujtojmë se vonesa në ndarjen e këtyre parcelave prodhoi një tragjedi në Velipojë një vit më parë, ku katër persona u vranë dhe u plagosën dy të tjerë. Për të shmangur përsëritjen e të tillave ngjarje, Kumbaro theksoi se është punuar 4 muaj, për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazhit.

Ajo theksoi se për vitin 2022 janë 1359 parcela të disponueshme për aplikim, duke theksuar se subjekte e interesuar kanë kohë deri më 27 shkurt për të aplikuar dhe se nuk do të ketë rihapje të aplikimeve. Aplikimi mund të bëhet online në portalin 'Ealbania', ndërsa ministrja vuri në dukje faktin se të gjitha subjektet që aplikojnë duhet të dorëzojnë një vërtetim se nuk kanë detyrime të pashlyera tatimore.

"400 kilometra vijë bregdetare. Bashkitë kanë depozituar hartat dhe ndarjen e parcelave në plazhe publike rreth 30%, në plazhe ku nuk lejohet plazhi dhe në plazhe të ndara në parcela që mund të jepen në menaxhim të përkohshëm nga subjekte private. Që në fillim të tetorit kemi nisur punën për të ndarë parcelat, për të verifikuar të dhënat, hartat e propozuara nga bashkitë dhe për të sqaruar çdo mbivendosje për të shmangur çdo përplasje kur të nisë sezoni. Për të ndarë. 4 muaj punë për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazhit. Janë në total 380 parcela publike për vitin 2022 dhe 1359 parcela të menaxhuara të disponueshme për aplikim. 30 ditë është afati i aplikimit, deri më 27 shkurt dhe nuk do të ketë rihapje të aplikimit.  10 ditë është afati i përcaktuar për shqyrtimin e aplikimeve. Secili të bëjë mirë hesapet në kalendarin e punës. Ka një risi këtë vit, çdo subjekt, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë vërtetimin që nuk ka asnjë detyrim në sistemin e tatimeve, jo vetëm për subjekte që aplikojnë rishtas, por dhe ato që kanë tashmë një kontratë. Ata që kanë kontratë, nuk ka nevojë të aplikojnë, por duhet të dorëzojnë vërtetimin e tatimeve. Çdo subjekt që merr në menaxhim një subjekt duhet të plotësojë kushtin e vrojtuesit të plazhit. Kjo vlen si për ata që kanë kontratë, si për ata që aplikojnë për herë të parë, si për bashkitë që do menaxhojnë plazhet private. Ky do jetë një nga kushtet për lidhjen e kontratës së plazhit me agjencinë kombëtare të bregdetit", tha Ministrja.

Kumbaro u tregua e prerë kur tha se nuk do të lejohet paligjshmëria në plazhe, ndërsa i kërkoi subjekteve që të aplikojnë për t'u pajisur me leje edhe për njësitë e shërbimit, të quajtura 'beach bare'. Ministrja tha  se afati për të aplikuar për leje është deri më 25 mars, duke paralajmëruar se kontrolli në territor do të jetë 'shumë i rreptë'.

"Kemi parë në plazhe njësi shërbimi 'beach bar'. Jo të gjitha janë me leje, e dimë shumë mirë, por ky është viti ku duhet të formalizojmë të gjitha strukturat e shërbimit në plazhe, të gjitha baret, të vogla të mëdha. Ndaj duhet të marrin masat që 'beach-baret' t'i përgatisin për t'i paraqitur për miratim në agjencinë e zhvillimit të territorit. Për subjektet që aplikojnë rishtas, pas marrjes së miratimit paraprak, duhet të paraqiten për të aplikuar për lejen për beach-bar. Duhet t'i japim fund ndërtimeve pa leje në plazhe. Edhe subjektet që kanë kontratë, duhet të aplikojnë. Afati i fundit për aplikimin për leje është data 25 mars. Paralajmëroj se kontrolli do të jetë shumë i rreptë. Nuk mund të lejojmë që në vitin 2022 ilegaliteti të bëjë ligjin në plazhe", tha ajo.

Ndalur te pastrimi i territorit, Kumbaro theksoi se ka ende nevojë për punë, teksa u shpreh se nuk po pastrohet vetëm pisllëku i një dite, por i 30 viteve. Ajo tha se këtë punë nuk e bën dot vetëm qeveria dhe bashkia, duke i kërkuar ndihmë bizneseve që të tregohen të përgjegjshëm.

"Çdo ditë, në të gjithë territorin, në të 12 qarqet, raportohet për pastrimet në territor. Po përballemi jo vetëm me pisllëkun e ditës, po atë të grumbulluar në 30 vite ku në mënyrë të papërgjegjshme i kemi mbyllur sytë e kemi hedhur mbetje nga të gjitha anët. Është një aksion i përditshëm që nuk po mbaron, por që do ta vazhdojmë. Këtë punë nuk e bën dot vetëm shteti as vetëm bashki. Dua t'i bëj thirrje bizneseve, duhet të jemi këtë sezon shumë të koordinuar për menaxhimin e territorit. Nuk mund të hidhni në pjesën publike atë çfarë prodhoni në territorin tuaj. 99% e bashkive kanë rritur buxhetet për menaxhimin e mbetjeve. Por kjo nuk mjafton, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do t'i bashkëngjitet katër bashkive, Kavajë, Himarë, Sarandë dhe Durrës për të rritur forcat", u shpreh ajo.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasa: 17/02/2022 18:34

    NUK DUHEN LEJUAR FARE ATO BEACH--BARET MBI RERE QE TE CAJNE MENDEREN ME MUZIKE KOTI,,,,,,ATO TE JENE ATY KU MBARON RERA,,,OSE DHE ME LARG,,,DHE CADRAT TE KENE 3 METRA LARG NJERI-TJETRIT.....NE DURRES KEMI PARE CADRA BYTHE NE BYTHE,,,TURP.....PLAZHE LESHI.....

    Përgjigju
  • vrugu: 31/01/2022 16:54

    Znj Kumbaro. shkoni ne gjirin e lalezit ku ndohen dy lokale il Gambero dhe Ibiza. ato jo vetem jane pa leje por kane zaptuar brezin e reres me ndertim dhe nuk i luan njeri prej vitesh sepse jane te forte te Durresit dhe Shijakut. aty eshte vater e pisllekut, paligjshmerise, vjedhjes se klienteve dhe ndotjes akustike. aty ka dhe nje resort i cili ka vite qe eshte ne fuksion por nuk i jep te drejte kerkush te perdore hapsiren e plazhit qe me ligj i takon por te fortet e kane zaptuar. me keta po ke force te merresh do ju themi bravo ju qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës