Opozita dhe mazhoranca janë ulur në një tryezë për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e sotme, është konstituar komisioni për Reformën Territoriale dhe është miratuar sekretariati.
Esperti Agron Haxhimali ishte i ftuar në Report Tv, në emision “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth pritshmërive për Reformën e Re Territoriale dhe kohën brenda së cilës mund të realizohet.
Eksperti Haxhimali thotë se pavarësisht vonesës në fillimin e punës, e rëndësishme është që palët janë ulur së bashku në tryezë.
“Mazhoranca dhe opozita kanë bërë mirë që janë ulur së bashku. Jam i keqardhur që procesi u zvarrit nga të dyja palët, megjithëse brenda shatorit edhe pse mund të jetën me vonesë do të jetë e mundur. Kemi ekspertizën e duhur, grupi ka eksperiencën dhe profesionalizmin e duhur”, u shpreh eksperti Haxhimali.
Ai foli gjithashtu dhe ndarjes aktual territoriale, sipas ekspertit Haxhimli, këshillat bashkiak kanë përfaqësi të vogël.
“Nuk ka funksionuar përfaqësimi lokal, demokracia lokale ,ndërveprimi qytetar. Sot të 61 këshillat bashkiake kanë një përfaqësi të vogël. Shërbimet e ofruara janë po ashtu një element. Përshembull, në zonat urbane pati një zhvillimi, nisur kjo dhe nga Rilindja Urbane, por nuk ndodhi e njëjta gjë me zonat rural. Element tjetër ndikues është dhe buxheti”, tha ai.
Eksperti Haxhimali propozon idenë e rritjes e numrit të bashkive në 80 ose 90, ndryshe nga numri 61 aktual, ndërkohë që sugjeron dhe ndarjen në 6 rajone të përgjithshme.
“Në cilësinë e një eksperti , qëndrimi im është jashtë partiak. Shqipërisë, me këtë infrastrukturë dhe gjeografi, do të doja të kishte një numër në rritje të arsyeshëm i njësive vendore. Nga 12 qarqe që ka Shqipëria përveç qarkut të Gjirokastrës , të cilin nuk e shohë të përshtatshme dhe nga popullsia dhe kriteret e tjera për të qenë një qark, mund të shtohen nga 1 ose dy bashki të reja. Parimi i ndarjes territoriale duhet ta përshtatim me parimin lokal. Qarqet duhet të riformohen, është e nevojshme bashkimi i rajoneve nga 12 rajone në 6 rajone dhe 80 ose 90 qeverisje vendore”, tha eksperti Haxhimali.
S.C/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-ambasadori Aliçka: President atipik! Do veprojë mbi bazë interesash ekonomikë, po vendosen ekuilibra të rinj
21 Janar, 14:02
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, avokati i viktimave Idajet Beqiri: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë
21 Janar, 12:04
-
Inaugurimi i Trump/ Nesho: Pritet të ekzekutohen 200 dekrete, presidenti i ri, vizionar! Kërkon që Europa të ridimensionojë sigurinë e saj
20 Janar, 15:05
-
'Importet e mishin arrijnë deri 2 mijë ton në muaj', eksperti i bujqësisë në Report Tv: 35% vjen nga Brazili! Duhet menjëherë subvencionimi i bazës ushqimore në vend
20 Janar, 14:30