Ndarja e vendit në 4 rajone zhvillimore, kreu i fondacionit 'Konrad Adenauer' për Shqipërinë: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE

TIRANË- Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e fondacionit 'Konrad Adenauer' (KAS) për Shqipërinë, Tobias Ruettershoff.

Ndonëse ende nuk është implementuar në Shqipëri, Ruetterschof thotë se ky model bazohet në modelet europiane ku shtetet janë të ndara në rajone. Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, Ruettershoff thotë se forcimi i rajoneve është edhe një kërkesë për integrimin në BE. Prandaj, sipas tij duhet investuar në këtë aspekt, madje KAS do të botojë edhe një libër me sugjerime konkrete për forcimin e këtyre rajoneve.

"Për Shqipërinë, ku gjithçka duket shumë e centralizuar në Tiranë, por duhet të forcojmë komunitetet lokale. Duhet të forcohen strukturat e tyre, për t'iu shërbyer më mirë qytetarëve duke përmirësuar shërbimet. (...)Si KAS punojmë për të forcuar qeverisjen lokale, për të forcuar komunitetet lokale, pasi është edhe një kërkesë e Bashkimi Europian. Por një tjetër aspekt lidhet me atë ligjor, që do të duhet më tej për integrimin në BE", tha Ruettershoff.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane, Christian Spahr thekson se Bashkimi Europian ka nevojë për një qeverisje lokale të mirë pasi është çelësi për një demokraci më të fortë. Sphar thotë se në Asamblenë e rajoneve Europiane përfaqësohet edhe Shqipëria dhe kjo i jep mundësinë vendit tonë që të bëhet me e dukshme në nivelin europian.

"Bashkimi Europian ka nevojë që të ketë edhe qeverisje lokale më të fortë, pasi qytetarët kanë ndryshuar qasje nga çfarë kanë qenë vite më parë. Ata dëshirojnë të përfshihen më shumë në vendimmarrje, më shumë në politikë, kërkojnë diskutime direkte dhe të sinqerta me politikanët. Prandaj unë besoj se një qeverisje e mirë lokale, është çelësi për një demokraci të fortë. (...)Në Asamblenë e rajoneve Europiane që unë përfaqësoj kemi anëtar të gjitha rajoneve të Shqipërisë, kjo është diçka e veçantë. Ne mund të ndihmojmë palën shqiptare, për tu bërë më të dukshme në nivel europian. Por edhe për t'i ndihmuar me aplikimin dhe njohjen e modeleve më të mira", tha Spahr.

Artan Rroji, kreu i Shoqatës së Rajoneve shpjegoi në Report Tv se sipas ligjit të vitit 2020 Shqipëria është e ndarë rajonin jugperëndimor, juglindor, qendror dhe verior, ndërsa u ndal edhe në rëndësinë që kanë këto rajone për të përthithur fonde nga BE me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.

"Përmes këtij ligji Shqipëria ndahet në katër rajone, ku disa qarqe janë pjesë e rajone, dhe këshillat e qarqeve bashke më bashkitë janë aktor kyç në projektet zhvillimore. Ky ligj kërkon që aktorë aktivë të jenë bizneset, dhomat e tregtisë organizatat e qeverisë, por edhe aktorë të tjerë si universitete. Është një model i vështirë për tu zbatuar. Ky është një koncept i ri dhe vetë BE bashkë me politika e saj e ka përfshirë Shqipërinë në programet dhe politikat e saj. Këshillat e qarqeve po i zbatojnë, kjo është e mira që po i vjen shqiptarëve përmes këshillave të qarqeve, përmes programeve ndërkufitare me Maqedoninë, Greqinë Malin e Zi, Italinë Greqinë kanë mundësi të thithin fonde infrastrukturore, apo fonde të zhvillimeve të tjera të zhvillimit social kulturor dhe të sjellin pranë zonave periferike zhvillim shtesë. Këshillat e qarqeve janë aktor kyç në procesin e integrimit", tha Rroji.

Intervista e plotë me Tobias Ruetterschof, kreu i Konrad Adenauer për Shqipërinë

Tobias faleminderit që pranove të jepje këtë intervistë për Report TV, cilat janë temat e këtij ëork shop-i?

Tema që ne si fondacioni Konrad Adenauer po organizojmë së bashku me AER, ka të bëjë me forcimin e Këshillave Rajonale dhe qytetar më të fortë që mund t'i bëjnë ata më llogaridhënës.

Pse besoni se është e rëndësishme që të kemi një qeverisje të fortë lokale?

Është një thënie se e gjithë politika në fund është lokale. Por sidomos për Shqipërinë, ku gjithçka duket shumë e centralizuar në Tiranë, por duhet të forcojmë komunitetet lokale. Duhet të forcohen strukturat e tyre, për t'iu shërbyer më mirë qytetarëve duke përmirësuar shërbimet. Qytetarët në zonat ku jetojnë përballen përditë me pushtetin lokal, që merret direkt me problemet e tyre. Kjo vlen edhe për qytetet e tjera, si Vlora, Shkodra, Korça,për të parë përmirësimin e shërbimeve që ata kanë nevojë.

Si lindi kjo si ide për të organizuar një event të tillë, për shkak të idesë për të ndryshuar sërish hartën territoriale?

Po kjo është një sfond, sepse ne kemi dhënë një ndihmëse edhe në atë kohë në 2014 kur u bë kjo ndarje e re, që funksionon në disa aspekte por ka hapësira edhe për përmirësime. Kur kolegu im Kristian Sphar, që është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve, por më herët edhe në KAS, më mori në telefon më tha se kjo është një ide e mirë pasi pothuajse gjithë Qarqet në Shqipëri, janë pjesë e Komitetit të Rajoneve. Për ne kjo është shumë interesante, pasi si KAS punojmë për të forcuar qeverisjen lokale, për të forcuar komunitetet lokale, pasi është edhe një kërkesë e Bashkimi Europian. Por një tjetër aspekt lidhet me atë ligjor, që do të duhet më tej për integrimin në BE.

A besoni se do të ketë një model për Shqipërinë, duke qenë një vend i vogël?

Unë vij nga Gjermania, pasi edhe KAS andej është, por në kemi këtë strukturë bazuar në modelin federal që bën kuptim atje. Por këtu është pak i centralizuar në Tiranë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të forcojmë dhe komutetet lokale. Nga ajo që po dëgjoj nga pjesëmarrësit këtu, ata kanë ide për të ndryshuar strukturat e për të përmirësuar jetën e komuniteteve lokale.

Po në fund do të kemi rekomandime konkrete?

Po, do të kemi pasi edhe pjesëmarrësit po japin edhe sugjerimet e tyre, për sfidat por edhe mënyrat se si mund të përmirësohet qeverisja lokale. Ndoshta duke marrë edhe modelet më të mira, për t'i publikuar në një lloj libri me sugjerimet konkrete.

Faleminderit

Faleminderit juve 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane për Report Tv: Shqipëria anëtare, qeverisja Rajonale kriter kyç për qeverisje efektive

Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane, Christian Spahr thotë në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se Bashkimi Europian ka nevojë për një qeverisje lokale të mirë pasi është çelësi për një demokraci më të fortë. Duke u ndalur në ligjin e vitit 2020 për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone, Sphar thotë se në Asamblenë e rajoneve Europiane përfqësohet edhe Shqipëria dhe kjo i jep mundësinë vendit tonë që të bëhet me e dukshme në nielin europian.

Intervista e plotë për Report Tv me Christian Spahr, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane

Faleminderit që pranuar këtë intervistë në Report TV, hera e parë që ndodheni këtu?

Jo, unë kam qenë disa herë këtu, me konferenca të shpeshta në Tiranë por edhe në Durrës, pasi kam punuar disa vite më parë në Europën Juglindore dhe në Ballkan.

Pra e njihni shumë mirë realitetin këtu. Në lidhje me këtë takim, pse është e rëndësishme të diskutojmë në lidhje me qeverisjen lokale?

Besoj, se është e rëndësishme të flasim, pasi takimi i parë që qytetarët kanë me demokracinë është në rajonin e tyre, në qytetin e tyre, kjo është më e prekshme për ta, se sa politika qendrore.

A besoni se duke parë edhe modelin e Shqipërisë diçka duhet të ndryshojë, cilat janë tezat që dolën edhe nga takimi?

Qëllimi i parë i takimit, ishte të diskutonim në lidhje me kompetencat e rajoneve dhe kuptuam se janë disa nivele të qeverisjes që duhet të punojnë më shumë bashkë. Besoj se në ditët e sotme Bashkimi Europian ka nevojë që të ketë edhe qeverisje lokale më të fortë, pasi qytetarët kanë ndryshuar qasje nga çfarë kanë qenë vite më parë. Ata dëshirojnë të përfshihen më shumë në vendimmarrje, më shumë në politikë, kërkojnë diskutime direkte dhe të sinqerta me politikanët. Prandaj unë besoj se një qeverisje e mirë lokale, është çelësi për një demokraci të fortë.

Cilat besoni se janë sfidat që një vend i vogël si Shqipëria ka në një qeverisjen lokale?

Një nga sfidat janë kompetencat dhe burimet. Por pavarësisht kësaj, ne në këtë takim kemi re dy qasje, që mendojnë një pjesë për të punuar me shoqërinë civile, një pjesë me biznesin. Ky është një nga mesazhet që po del edhe në këtë takim, që qeverisja lokale nuk është nevojshme të bëjë gjithçka vetë, por mund të ketë edhe partner të tjerë, si biznesi apo shoqëria civile. Por është e rëndësishme që të vendoset dialogu mes grupeve të interesit në lidhje më të ardhmen.

Kam edhe në pyetje të fundit në lidhje më të ardhmen, cili besoni se mund të jetë një model i mirë për Shqipërinë, për të patur një qeverisje lokale më cilësorë në ofrimin e shërbimeve?

Në Asamblenë e rajoneve Europiane që unë përfaqësoj kemi anëtar të gjitha rajoneve të Shqipërisë, kjo është diçka e veçantë. Ne mund të ndihmojmë palën shqiptare, për tu bërë më të dukshme në nivel europian. Por edhe për t'i ndihmuar me aplikimin dhe njohjen e modeleve më të mira. Por gjithashtu një nga mesazhet më të rëndësishme, është se nuk ka një model që ju shkon të gjithëve. Nuk ka një model që mund të jetë për të gjithë, nuk ka një model që mund të merret nga një qytet në tjetrin, por unë besoj se ne mund të mësojmë nga njëri tjetri. Shumë politikanë që takuam këtu thanë se duan një përfshirje më të madhe të qytetarëve në dialog dhe në vendimmarrje.

Zoti Kristian, faleminderit për kohën tuaj.

Faleminderit juve.

SI.E./G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katër rajone: 02/04/2022 02:06

    Rajoni Verior Shkoder Puke Kukes Rajoni Verioerendim Lezhe Durres Kurbin Mirdite Kruje Fush Kruje Rajoni qendrore Tirone Kamza Elbasan Rajoni Jonian Vlora fier Saranda Rajoni Jug lindor

    Përgjigju
  • Scutari: 01/04/2022 23:04

    Vazhdon eksperimenti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah