SHKODËR - Policia ka vënë në pranga pasditen e sotme kreun e komunës Gruemirë dhe 3 zyrtarë të tjerë lokalë për qarkun e Shkodrës për shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë me burg ndaj tyre.
Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Lirim Nehanaj, Kryetar i komunës Gruemirë në Shkodër, Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues i ZVRPP-së në Shkodër, Fatmir Tepelia, përgjegjës në Drejtorinë e Administrimit të Tokave dhe Rruzhdi Handraj, inspektor në Drejtorinë e Administrimit të Tokave për Qarkun e Shkodrës.
Mësohet se katër zyrtarët lokalë, akuzohen për “shpërdorim detyre” në procesin e ndarjes së tokave.
Ka qenë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka kërkuar arrestimin e 4 personave të mësipërm dhe vendosjen e masës së arrestit me burg për ta në Gjykatën e Shkodrës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com