Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ndarë në lëndë të ndryshme “Gramatikën e gjuhës shqipe” nga letërsia, është veprimi më kurajoz, madje më shkencor i marrë ndonjëherë, jo vetëm nga drejtuesit aktualë të kësaj ministrie, por edhe ndër vendimet e marra në 25 vjet Ministri Arsimi.
Rreth 4-5 vite më parë, kam argumetuar domosdoshmërinë e kësaj ndarjeje. Edhe më vonë në rrjetet sociale, kam shkruar gati çdo 3-4 muaj, që kjo lëndë e quajtur, Gjuha shqipe dhe letërsia, nuk ka asgjë nga gramatika, shumicën e lëndës e mbulon nga komunikimi masiv dhe letërsia, është krejtësisht në minorancë të lëndës.
E ndarë më shkoqur me përqindje kemi: 1% gramatikë (vetëm drejtshkrimin e ë-së), afro 60% komunikim masiv, pra tekst joletrar dhe rreth 40% letërsi.
Shkrirja e paarsyeshme i këtyre tri lëndëve në një të vetme ka prodhuar një injorancë totale në popull dhe sidomos në administratë.
Ka nëpunës shteti në të gjitha nivelet dhe çfarë është më e tmerrshmja nëpër DRA (Drejtoritë Rajonale Arsimore), që nuk dinë ku të vendosin shenjat e pikësimit apo emrat e përgjithshëm i shkruajnë me shkronjë të madhe në mes të fjalisë.
Kjo praktikë, që ka ardhur si pasojë e veprimit të mësipërm, nuk duhet lejuar më, pasi po shtrembëron vetë inteligjencën e administratës dhe qytetarit të thjeshtë. Kam të dhëna se në shtete të zhvilluara, si vendet nordike, nuk pranohesh në administratë, po të mos njohësh drejtshkrimin.
Shkrirja në një të vetme , jo vetëm në një libër, por edhe si koncept, është shumë e dëmshme sepse: Komunikimi masiv, që përfshin tekstin joletrar, është dukshëm i kundërt me letërsinë, së pari nga vetë fjala. Në komunikim masiv, joletrar në përgjithësi quhet i papranueshëm përdorimi i figurave letrare.
Është plotësisht e vërtetë, që kjo lëndë duhet të zhvillohet në shkollë, por të jetë lëndë e pavarur, e cila të jepet nga mësues që kanë mbaruar degët e komunikimit pasi, mësuesit e letërsie kanë bërë pak ose aspak lëndë komunikimi masiv nëpër universitetet ku kanë studiuar.
Gramatika, e cila rëndom quhet gjuhë, është krejtësisht e pavarur nga letërsia, pasi ajo është një shkencë ekzakte, ashtu si nuk varet nga emocionet e njeriut trekëndëshi barabrinjës apo teorema e Pitagorës, ashtu nuk varet nga emocionet e njeriut të qenit e një gjymtyre, përcaktor kallëzuesor i kryefjalës ose kundrinor i zhdrejtë me parafjalë. Tek babai i gramatikës moderne, Ferdinat de Sosyr, nuk kemi ndonjë shkrirje të tillë.
Letërsia është një shkencë e ndjenjave; shkrimi, leximi dhe interpretimi, varen tërësisht nga përbrendësia njerëzor, nga shpirti njerëzor. Është e vërtetë se, gramatika merr mjaft lëndë nga përdorimet letrare, por i përpunon sipas ligjeve të saj të brendshme, duke e pastruar fjalinë apo fjalën nga emocionet dhe duke mbetur vetëm në lëmin shkencor.
Nga ajo që kam shkruar më sipër, arrij në konkluzionin se masa e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është një masë tërësisht shkencore dhe që do t’i japë mësimit të letërsisë dhe gramatikës, një zhvillim të madh në vitet që pasojnë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com