Ndarja me Kutcher, Bruce Willis pranë Demi Moore

Ndarja me Kutcher, Bruce Willis pranë Demi Moore
Bruce Willis gjendet pranë ish bashkëshortes Demi Moore në këtë periudhë kur ajo po vuan ndarjen nga aktori Ashton Kutcher. Willis së bashku me 3 vajzat e tyre kanë vizituar Moore në shtëpinë e saj në Los Angeles. Një burim ka thënë për revistën ‘People’ se ” Willis është shumë i shqetësuar dhe dëshiron që ajo të jetë mire”.
Edhe pse pret një fëmijë tjetër nga bashkëshortja në krahë, Emma Hemming aktori i mirënjohur amerikan Bruce Willis ka patur marredhënie shumë të mirë me Demi Moore, që pas ndarjes se tyre në vitin 2000. Ai ka qënë shpesh i pranishëm pranë Moore dhe Kutcher në tapetin e kuq apo edhe në festa familjare.
Pak orë para vizitës së Bruce Willis në shtëpinë e Moore e cila po rikuperohet pas një shtrimi disa ditor në spital,
është fotografuar edhe Ashton Kutcher.
Moore dhe Kutcher vendosën të divorcoheshin në fund të vitit 2011 pasi mediat zbuluan një tradhëti të 33-vjeçarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim