Ndarja nga jetë të Todi Bozo
homazhe në Muzeun kombëtar

Ndarja nga jetë të Todi Bozo<br />homazhe në Muzeun kombëtar<br>
I është dhënë lamtumira e fundit kineastit të mirënjohur Todi Bozo, i cili është ndarë nga jeta mesnatën e kësaj të diele në moshën 84-vjeçare. Gjatë orëve të paradites së sotme, familjarë artisë dhe miq të shumtë të kineastit kanë kryer homazhe, ndërsa rreth orës 14:00 kineasti u përcoll për në banesën e fundit.

Todi Bozo është nga kineastët e parë shqiptar, që themeluan Kinostudion Shqipëria e Re në vitin 1958 pas kthimit nga studimet për kinematografi në Moskë.

Bozo ka qenë i pari kineast i diplomuar në fushën e produksionit të filmit. Filmi i tij i parë ishte “Furtuna”. Më pas ai u emërua drejtor artistik në filmat “Debatik”, “Detyrë e posaçme”, “Vitet e para”, “Oshëtimë në bregdet” (1966), “Ngadhënjim mbi vdekjen, “Plagë të vjetra”, etj.

Në vitin 1971 Todi Bozo kaloi në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Kinostudios, detyrë që e kreu gjatë 12 viteve. Ndërkohë, nga ky vit e në vazhdim dha leksione të pandërprera në Kinostudio dhe në Akademinë e Arteve të Bukura. Edhe mbas daljes në pension Todi Bozo nuk e ndërpreu krijimtarinë artistike. Kanë qenë të shumta dhe prodhimet që Toti ka realizuar në bashkëpunim me partnerë perëndimorë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët