Foto: Rexhep Qosja
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Përmes një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, AQSHF ka sjellë disa fragmente të shkëputura nga intervista e tij për Fan Nolin, teksa theksojnë se kjo është një humbje e madhe për kulturën shqiptare.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com“Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja është një humbje e madhe për mendimin dhe kulturën shqiptare. Studiues, shkrimtar dhe zë i pazëvendësueshëm në jetën intelektuale mbarëkombëtare, ai la pas një trashëgimi të pasur që do të vijojë të ndikojë brezat.
Në këtë moment kujtese, sjellim një fragment nga intervista e tij për Fan Nolin, të shkëputur nga dokumentari "Rron or rron, nuk vdes Fan Noli" (1997) i regjisorit Viktor Gjika. Një reflektim i çmuar që lidh dy figura të mëdha të kulturës sonë, një dëshmi se mendimi dhe fjala e tyre mbeten të gjalla.
U prehtë në paqe Rexhep Qosja në Ditën Ndërkombëtare të Librit!”, thuhet në postim.









