“Sot u shua rilindasi i fundit” shkroi në Facebook, deputeti socialist Erion Braçe, në një reagim të gjatë mbi vdekjen e albanologut Rexhep Qosja.
Ndër rrjeshta ai ndau edhe një rrëfim personal duke u kthyer pas në kohë në vitin e largët 2012 gjatë takimit kur ai u bë Qytetar Nderi i Vlorës në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe fjalët që ai tha për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Ishte i paqte, i qetë, i kthjellët, i fortë, pasionant, frymezues; e kishte vlerësuar shume Vlorën, aktin që po e bënte Qytetar Nderi në 100 vjetorin e Pavarwsisë dhe dukej i emocionuar, por i përulur ndaj qytetit dhe popullit të Vlorës; kisha përballe fuqinë e qetë që fliste në një shqipe të kulluar, më të bukuren që kam dëgjuar “gjallë”” thotë Braçe.
Në reagimin e tij, deputeti solli edhe një pjesë nga mesazhi i Qosjes për unitetin e shqiptarëve.
“Tani e njeqind vjet, me 28 nëntor, shqiptarët nuk do të mblidhen dhe nuk do të kremtojne si republikanë, socialistë a demokratë; as si toskë a gegë, as si katolikë, ortodoksë a myslimanë; në Vlorë, per kujtim dhe nderim të 28 nentorit, shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Si shqiptarë të bashkuar, që pashmangshëm do ta bëjnë Shqipërine e Bashkuar-Shqipërinë etnike. Keshtu ishte 99 vjetët e shkuar. Kështu do të jeë 99 vjetët e ardhshëm. Kështu do të jetë gjithmone. Kështu do të jetë derisa te jetë Vlora e Vlora do të jetë gjithmonë”, pat thënë Qosja.
Këto fjalë, kanë qenë një referencë e vazhdueshme për Braçen, i cili në reagim, thur lavde për mendjen e bukur, qëndrimin modern shqiptar dhe standardin moral të Qosjes.
“E kam dëgjuar shpesh profesor Rexhep Qosja nga ajo ditë, e kam lexuar po ashtu në momente kyçe të shqiptarëve; ai nuk mungoi kurrë me mendjen e bukur, mendjen e kthjellët, qëndrimin shqiptar por modern, standardin etik e moral që dua shumë t’i afrohem”, shprehet ai
“Të qoftë i lehtë dheu shqiptar në gjoks rilindas! Një komb i tërë të është mirënjohës!” shton Braçe
Lajmi kryesor:
Lamtumirë Rexhep Qosja, akademiku i njohur shuhet në moshën 90-vjeçare! Familja: La amanet për ceremoni private! Politika: Shqiptar i rrallë










