TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata. Një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare, shkruan kreu i shtetit, teksa ka vlerësuar kontributin e saj me rolet e luajtura.

"Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta