Ndarja nga jeta e Andrea Stefanit
Basha: Sot u shua një zë i fortë 

Ndarja nga jeta e Andrea Stefanit<br />Basha: Sot u shua një zë i fortë 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit, Andrea Stefani. 

Basha ka vlerësuar rolin e Stefanit në media pas vendosjes së pluralizimit në Shqipëri, ndërsa thekson se sot u shua një zë i fortë i debatit. 

"Andrea Stefani është një ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve", thuhet në mesazhin ngushëllues të kryetarit të PD. 

Andrea Stefani u nda nga jeta pasditen e kësaj të shtune në Romë, ku po kurohej prej disa ditësh, pasi ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit në Ezofag. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai