Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut/ Ngushëllon politika

Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut/ Ngushëllon politika

Ndarja nga jeta e gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhakut ka sjellë trishtim tek lexuesit shqiptarë. Përfaqësues nga politika kanë shprehur ngushëllimet e tyre, teksa kanë vlerësuar kontributin e tij në shtypin shqiptar të fillimviteve '90.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Shuhet Fatos Baxhaku, Veliaj: Lajm trishtues...një nga penat më të mira të gazetarisë shqiptare

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku, sot në moshën 55-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

"Trishtues lajmi i ndarjes nga jeta i Fatos Baxhakut - nje nga penat me te mira te gazetarise shqiptare, publicist e kritik i pashoq, i cili nuk rreshti kurre se beri reportazhe, zhanrin qe e deshi aq shume e qe ua mesoi me po aq zell qindra studenteve te gazetarise", shkruan Veliaj.

Ora 19:32
Ruçi: Pasi lexojmë Fatosin, i duam më shumë të vërtetën, të drejtën dhe njerëzit

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mesazh për ndarjen nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku.

"Fatos Baxhaku, bashkëthemelues dhe as i shtypit të lirë shqiptar. Fatos Baxhaku, reporteri, studjuesi, pedagogu me talent të rrallë. Fatos Baxhaku, kronikan madhështor i bukurisë së shpirtit njerëzor. Pasi lexojmë Fatosin, i duam më shumë të vërtetën, të drejtën dhe njerëzit.

Ora 19:15
Rama: E pabesueshme! Pikëllimit për Xhuvanin, iu shtua edhe humbja e më të mirit të librave dhe gazetarisë

1565539771_ramam.jpg

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistin Fatos Baxhakut. Rama shkruan ndarja nga jeta e Baxhakut është një tjetër ngjarje e rëndë, fill pasi më herët iku nga kjo botë regjisori Gjergj Xhuvani. Ai ka vlerësuar maksimalisht Baxhakun, si njeriun më të mirë të librave dhe gazetarisë.

"E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen sfilitëse...Lamtumirë Baxhak", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Ora 18:14
Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut/ Basha: Gazetaria me fat që pati për 30 vjet shërbimin tij

1557676211_Sequence01.00150517.Still017.jpg

Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhaku ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Basha shkruan se shkrimet e Baxhakut do të shërbejnë si një thesar për gazetarinë shqiptare, e cila ka psur fatin që të ketë në shërbim për 30 vite një gazetar si ai.

"Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku. Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur tëprofesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut.

Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie. Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më, por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij. Në këto momente të vështira i gjendem pranë familjes, në humbjen e pangushëllueshme të njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe", shkruan Basha.

Ora 18:13
Meta: Fatos Baxhaku do na mungojë, por do jetojë emri i tij

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen nga jetë të gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhaku. Ai ka vlerësuar kontributin e Baxhakut në shtypin shqiptar, teksa e cilëson si një penë e mprehtë që ka lënë gjurmë me reportazhet e shkruar dhe dokumentarët televiziv.

"Dhembje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Fatos Baxhaku!

Një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillimviteve '90, Baxhaku spikati si një penë e mprehtë dhe kritike e tranzicionit shqiptar, por veçanërisht edhe si një nga autorët më të njohur të reportazheve të shkruara e dokumentarëve televizivë. Fatosi u bë protagonist i rendit të parë në jetën publike të vendit për tridhjetë vjet me rradhë, duke e lidhur emrin e vet pazgjidhshmërisht me shtypin e lirë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, që për të ishin mision i shenjtë! Në këto momente dhembjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia të ndjera dhe jam pranë familjes dhe gjithë të afërmve të Tij, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur, por edhe pranë komunitetit të gazetarëve që humbën shokun, mikun, kolegun e pazëvendësueshëm, modelin e profesionistit, i cili asnjëherë nuk bëri kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim shembullor.

Fatosi do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij! Lutem që shpirti i Tij të prehet në paqen e përjetshme", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben tironci: 18/08/2019 02:02

    O tir ke harru Ed Ramen

    Përgjigju
  • Tir: 16/08/2019 18:55

    Ju politikanet e ndyre Meta&Ktyemadhi, Berisha, Nfokat etj i cuat ne varr para kohe F.Baxhakun,A.Klosin,A.Stefanin etj . Per ju eshte fitore largimi nga kjo bote i njerezve te kultures e qyteterimit. Ju i vrisni naten e i qani diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja