
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Rivali kryesor i Fatos Nanos në politikë, shpreh ngushëllime për familjarët e ish-kryeministrit socialist dhe e cilëson Nanon personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
"Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen",- shkruan Nano.
Lajmi kryesor:
Shuhet Fatos Nano! Rama: Lamtumirë kryetar! Bota e politikës: Përfaqësues i epokave, arkitekti i të majtës dhe njeriu i të ardhmes









