Ndarja nga jeta e Frattinit, Meta: Përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian

Ndarja nga jeta e Frattinit, Meta: Përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Franco Frattinit, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë.

Meta shkruan se Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Franco Frattinit, mikut të madh të shqiptarëve, i cili ideoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ishte mbështetësi më i vendosur për kurorëzimin me sukses të këtij procesi historik sidomos për Shqipërinë.

Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian. Ai e kuptonte rëndësinë e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve tona, ndaj u përkushtua për forcimin e tyre në të gjitha drejtimet.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Frattini, autoriteteve dhe popullit mik italian për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme që na pikëlloi të gjithëve”, thuhet në postimin e Metës, të cilin ish Presidenti e ka shoqëruar me një foto të dekorimit të Frattinit me dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm italian Frattini, mbështetës i spikatur i liberalizimit të vizave për shqiptarët! Mori dekoratën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime