Foto: Pandeli Majko
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta, sot, të ish-kryeministrit francez Lionel Jospin.
"Kam kujtim të veçantë për këtë njeri i cili të impononte respekt! Ai ishte produkt i karizmës personale sa edhe i institucioneve franceze! Lionel Jospin ishte socialist! Ai bashkëqeverisi Francën me një politikan të djathtë dhe me “kockë të rëndë” siç ishte Zhak Shirak", shkruan Majko.
Politikani socialist thotë se ish-kryeministri i Francës ishte një përkrahës i shqiptarëve në Luftën e Kosovës, një njeri i madh, pastaj titullar.
"Lionel Jospin ishte një francez atipik! Ai nuk qëndronte i fshehur pas versionit “publik”! Në një sistem të ndërtuar mbi ekuilibra të brishtë, ai ishte njeri i stabilitetit. Lionel Jospin ishte përkrahës i shqiptarëve në Luftën e Kosovës! Ai ndryshoi, edhe tek unë, perceptimin që kisha për francezët. Ishte njeri, dhe pastaj titullar! I qoftë dheu i lehtë!", thekson ai.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez, Lionel Jospin










