Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim

Ndarja nga jeta e Ismail Kadares ka lënë një boshllëk në artin dhe letërsinë shqiptare. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ u diskutua lidhur me veprën që la pas shkrimtari i madh. Autori Rudolf Marku në lidhje Skype shprehet se letërsia shqiptare është e ndarë në epokën para dhe pas Kadaresë.

'Mendoj se Kadare është nga ato raste që ndan dy epoka të letërsisë,: para Kadaresë dhe pas Kadaresë. Nuk fillon me Kadaren, fillon qysh herët. Është një rast i veçantë, shfaqet në letërsinë shqipe duke bërë aktin më fisnik de solitizimin e letërsisë shqipe. Ishte një letërsi me ndikim nga letërsia sovjetike. Letërsia shqiptare edhe pas ndarjes ideologjike të Shqipërisë nga BS, letërsia shqiptare mbetet në një ndikim të mjerueshëm nga letërsia sovjetike. Deri kur shfaqet Ismail Kadare. E inkuadron letërsinë në një kuadër të veprave europiane.

Para 5 mujave më tha nuk jemi të vetëdijshëm akoma për aftësinë e jashtëzakonshme të gjuhës shqipe. Ka aftësi të jashtëzakonshme shprehëse. Rrallë gjen gjuhë të tillë. Keqardhje që nuk mori çmimin Nobel. Është keqardhje që ata që caktojnë çmimin Nobel, marrja e këtij çmimi do ishte respekt për gjuhën shqipe', shprehet Rudolf Marku.

Ndërsa autori Odise Kote theksin se Kadare ishte një punëtor i palodhur i gjuhës shqipe.

'Pa asnjë disktutim Kadare është shkencëtar dhe punëtor i palodhur i gjuhës shqipe. Përmes gjuhës shqipe u bë ura e sigurt mes botës dhe gjuhësisë. Pas De Radës e futi në hullinë e kohësisë gjuhën shqipe, nga shmangiet e mëdha ideologjike. Është pikërisht gjuha shqipe kjo gjuhë e harruar, kjo gjuhë 3 mijë vjeçare, përmes Kadares arriti të jap shkëlqimin e duhur një letërsie të madhe. Mendon çdo të ishte letërsia shqipe pa korpusin e Ismail Kadares. Do ishte një boshësi e madhe. Them Kadare është dhe mendja më brilante që shqiptarët kanë pasur midis tyre', thekson Odise Kote.

Gazetari Ilir Yzeiri nënvizon se me ikjen e Kadares iku një pjesë europiane e kombit tonë.

'Nuk është ditë për seminar teorik për veprën e Kadares. Është një ditë e zezë për ne. Që kur e mora vesh, nuk e kam marrë veten akoma. Më kanë ardhur në mendje shumë gjëra. Tani e mendoj atë ndjesinë që kishte Lekë Dukagjini kur mori vesh se Skënderbeu vdiq. Iku një pjesë e jona, një pjesë europiane e jona. Ditët tragjike nganjëherë kthehen edhe në ditë. Kadare është i pranuar edhe nga ata që nuk e donin si gjeniu. I kapërceu mendjet dhe zemrat e bashkëkohësve. Botoi për herë të parë në moshën 14 vjeçare.

U takua me letërsinë perëndimore përmes Makbethit. Kadare ishte një gjeni. Sot ka ikur njeriu që ndoshta do duhen shumë kohë të vijë një shkrimtar si ai. Na mësoi si të mendojmë në mënyrën europiane. Përmes Kadares erdhi perëndimi në formën më dinjitoze. Na mësoi që ky është një popull që ka vuajtur shumë', nënvizon Ilir Yzeiri.

Gjeneral Sandër Lleshaj shprehet se Kadare i shërbeu mendimit shqiptar.

'Në radhë të parë i ka bërë shërbim mendimit. Është një mendimtar i madh i mendimit, i rrallë pa të cilin nuk di si do dukej, të përfytyronim si do dukej mendimi shqiptar pa të, bibiliotekat shqiptare pa të, mendjet tona pa të, formimi jonë. Do ishte e gjymtë. U bë mbrojtësi i vokacionit europian të shqiptarëve. Ka shqiptarë që ky vokacion u rri ngushtë. Ka formuluar një mendim shqiptare', shprehet Lleshaj.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halili rrëfeu si e ka njohur Kadarenë.

'Nuk e kemi admiruar Kadarenë si disident, e kemi parë si njeriu më të madh të kombit. Dhe për herë të parë e kam takuar në 78 79 në Prishtinë. E kemi pritur në hollin e Hotel Grandit. Isha mësuar me takuar politikanë, koreografë nga Shqipëria. U përfaqshim me njëri tjetrit, ishim të ngrohtë me njëri tjetrit. U çuam me u përqaf Kadarenë. Ai ishte i ftohtë. Na dha dorën', tha Halili.

Ndërsa Odise Kote shtoi se raportet mes ish diktatorit Enver Hoxha dhe Kadaresë kanë qenë të komplikuara, pasi Hoxha nuk e donte Kadarenë.

'Është një raport i ndërlikuar që nuk shtjellohet në një emision. Por pa dyshim që ka qenë një raport midis një diktatori tinëzar dhe hileqar dhe një shkrimtari që e kishte kapërcyer epokën, kohën e vet kufijtë e Shqipërisë. Ishte nga zërat më të rëndësishëm letrarë të Europës', shprehet Odise Kote.

Më tej Rudolf Marku tregon se mosfitimi i çmimit Nobel nga ana e Kadaresë nuk është një problem, pasi ka shumë shkrimtarë të mëdhenj që nuk e kanë marrë këtë çmim.

'Mendoj se nuk është problem i madh që nuk ka marrë çmimin Nobel, që mendoj kur ka shkrimtar të mëdhenj. Të vësh në peshore ata që e kanë marrë çmimin Nobel dhe ata që nuk e kanë marrë, ata që s’kanë janë disa herë më të famshëm më të rëndësishëm. Për shembull Franz Kafka nuk ka marrë çmimin Nobel, Bruno Shulz një shkrimtar i jashtëzakonshëm nuk e ka marrë. Kundera kohët e fundit mik me Kadarenë. John Updike, Dostojveksi amerikan i shekullit XX, që kam patur fatin ta njoh në Boston. Nuk kanë marrë çmimin Nobel dhe mund të vazhdojmë me një listë. Mirë do ishte ta merrte më tepër si sadisfaksion. Ndërsa Prduhome një ndër poetët më mediokër të letërsisë franceze ka marrë çmimin Nobel, Paul Valery nuk e mori që është poet më i madh i Francës, eruditi më i madh i kulturës franceze. Nuk është fatkeqësisë që nuk e ka marrë. E rëndësishme është që e quajnë shkrimtarin gjenial.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
'Enver Hoxha nuk e ka dashur kurrë Kadarenë', Odise Koti: Raport i ndërlikuar mes një diktatori tinëzar dhe një shkrimtari që kapërceu epokën

 

Autori Odise Kote komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' raportin midis ish diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas tij, Hoxha nuk e ka dashur kurrë shkrimtarin, sidomos pas famës së Kadaresë në Francë dhe në perëndim.

'Në fakt kanë bashkëjetuar në diktaturë. Diktatorit pas famës pas mbrojtjes që perëndimi dhe sidomos Franca i dha veprës së Kadaresë si shkrimtar, diktatori matej kafshonte gjuhën, bënte lëshimet e radhës. Asnjëherë nuk e ka dashur shkrimtarin Ismail Kadare. Është një raport i ndërlikuar që nuk shtjellohet në një emision. Por pa dyshim që ka qenë një raport midis një diktatori tinëzar dhe hileqar dhe një shkrimtari që e kishte kapërcyer epokën, kohën e vet kufijtë e Shqipërisë. Ishte nga zërat më të rëndësishëm letrarë të Europës', shprehet Odise Kote.

Ora 22:07
Deputeti i Kosovës rrëfen njohjen e tij me Kadarenë para viteve '90: E pashë tek Hotel Dajti ishte i acaruar, shante! Kishte diçka me politikën

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti rrëfue tek '5 Pyetjet me Babaramon', takimet e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 

'Nuk e kemi admiruar Kadarenë si disident, e kemi parë si njeriu më të madh të kombit. Dhe për herë të parë e kam takuar në 78 79 në Prishtinë. E kemi pritur në hollin e Hotel Grandit. Isha mësuar me takuar politikanë, koreografë nga Shqipëria. U përfaqshim me njëri tjetrit, ishim të ngrohtë me njëri tjetrit. U çuam me u përqaf Kadarenë. Ai ishte i ftohtë. Na dha dorën. Pastaj, kam pas një histori kur ka ardhur në Zyrih me ftesë të një grupi zviceran. U mblodhëm disa shok e shoqe me shkuar me u bërë popull. Dhe normalisht kishte ardhur dhe fliste me ta frëngjisht. Ne filluam ta duartrokasim me ritmin tonë,. Pa disi me çudi ata duartrokitje. Hera e tretë e kam parë të acaruar në hotel Dajti. Ishte dikush nga shkrimtarët më të rinj, ishte i acaruam, shante. Kishte diçka me politikën. Isha i ri dhe nuk isha i futur brenda', u shpreh Xhavit Haliti. 

Ora 21:57
Sandër Lleshaj: Pa Kadarenë mendimi shqiptar, bibiliotekat tona, formimi jonë do ishte i gjymtë

 

Gjenerali Sandër Lleshaj dha komentin e tij lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Në '5 pyetjet me Babaramon', Lleshaj u shpreh se Kadare i shërbeu mendimit shqiptar.

'Besoj se të flasim si shkrimtar, duhet të flasim për Kadarenë si mendimtar. Shërbimi ndaj gjuhës i jashtëzakonshëm. Në radhë të parë i ka bërë shërbim mendimit. Është një mendimtar i madh i mendimit, i rrallë pa të cilin nuk di si do dukej, të përfytyronim si do dukej mendimi shqiptar pa të, bibiliotekat shqiptare pa të, mendjet tona pa të, formimi jonë. Do ishte e gjymtë. U bë mbrojtësi i vokacionit europian të shqiptarëve. Ka shqiptarë që ky vokacion u rri ngushtë. Ka formuluar një mendim shqiptare. Ka formuluar një zë shqiptar që e ka vendosur në mes të mendimtarëve të planetit. Jo rastësisht e kanë mediat e botës lajm Kadarenë. Shërbimi më i madh Shqipërisë, përpjekja e tij e madhe për ta vendosur mes temave të mëdha Shqipërinë dhe shqiptarët', thotë Sandër Lleshaj.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë