Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, teologu në Report Tv: Kishte dashuri për Shqipërinë, punoi për dialogun ndërfetar, ishte njohës i mirë i politikës

Teologu Thoma Çomeni, ka zbuluar disa të pathënë nga jeta e Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën  95 vjeçare.

Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, ditën e sotme teologu tha se kryepeshkopi kishte shumë dashuri për Shqipërinë dhe se punoi shumë për dialogun ndërfetar.

‘Në 33 vite ai ofroi gjithçka që ai kishte, fokusi i tij ishte rindërtimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë.  Ai ishte i lumtur që ishte në Shqipëri dhe tregoi një dashuri për Shqipërinë. Ai e donte këtë vend.  Po ashtu, ai ka zhvilluar në mënyrë intensive dialogun ndërfetar në Shqipëri’, tha ai.

Teologu tha se kryepeshkopi Anastas Janullatos ishte edhe një njohës i mirë i politikës. 

‘Ishte njohës i mirë i politikë dhe s’ka qenë viktimë e rastësive politike dhe qëndronte në dimensionin e vet kishtar, edhe përplaset dhe kundërshtimet që ka pasur në vitet e para me kushtetutën e 1994 ai e dinte mirë dimensionin e kësaj. Ai ishte i qartë dhe nuk shprehte qefmbetje për politikën’, tha ai.

Teksa u ndal tek shkollimi i kryepeshkopit, Çomeni u shpreh se ai kishte formim matematicieni dhe më pas iu fut fushës së teologjisë.

‘I lindur në 1929 në Pire. Ai kishte formim matematicieni dhe hyrja në fushën e teologjisë e konsiderojnë si rastësi, por kush e ka kuptuar jetën e tij të mëparshme ishte një thirrje. Hyri në universitet, pastaj shkoi me studime në Gjermani, ku studioi fetë e botës dhe më pas shkoi edhe në Afrikë. Kemi një personalitet që njihte mirë teologjinë ortodokse dhe teologjitë e tjera dhe ai ndjente respekt për njerëzit që besonin. Ai e shikonte besimin jo si një formë ku njeriu përpiqet të gjejë një referim, por si një element ku njeriu gjente vetveten, atë që e plotësonte’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuli: 25/01/2025 18:08

    Si njeri paste ndjese dhe kaq.Ai nuk ngrejti ortodoksine shqiptare por u mundua te greqizoje kishen AUTOQeFaLE shqiptare dhe merta i jep kisha greke dhe jo ne.Metrni shembull nga greket qe ne Thrake qe ka shume muslimane nuk pranoine ta sjellin nga Turqia imamin por e emeron shtet grek.Hapni syte o popull dele

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/01/2025 13:32

    E tmerrshme vetem ne shqipri ndodh armiqet ma te betum te kombit i bajn shejter dhe miq ndersa patriotet dhe miqet e vertet i bajn tradhtar jo naj qudi e madhe histori qe perseritet me gjak perziersit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Shkrimi i Reuters: Pezullimi i ndihmës nga Trump lë të bllokuar mbajtësit e vizave afgane në Shqipëri

Shkrimi i Reuters: Pezullimi i ndihmës nga Trump lë të bllokuar mbajtësit e vizave afgane në Shqipëri