Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të aktorit Lazër Filipi. 

Rama shkruan në rrjetet sociale se aktori i njohur ishte njeri i urta dhe fjalëpak. Sipas tij, Lazër Filipi ishte një aktor i dashur i fëmijërisë. 

"Lamtumirë i dashur Lazër, njeri i urtë e fjalëpakë, qytetar i nderuar, aktor i dashur i fëmijërisë sonë", shkruan Rama në Facebook. 

Lazër Filipi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 95-vjeçare. Aktori i njohur shkodran ka luajtur role të rëndësishme në filmat shqiptarë si "Lenini", "Ali Pashë Tepelena" dhe "Napoloni". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com