Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, e premtja shpallet ditë zie në Kosovë
Madeline Albright me delegacionin e Kosovës në Rambuje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të premten, 25 mars, ditë zie, si shenjë nderimi pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
“Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tone, sepse edhe vetë e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Osmani në një deklaratë të lëshuar nga Presidenca.
Flamujt shtetërorë do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997. Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës. Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
Po ai albini ftyra e keqe si nuk e bani nji status per vdekjen e saj ??
Përgjigju