Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.
Përmes një fotografie simbol të Servet Pëllumbit, të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.
Foto e publikuar nga Rama është shkrepur në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi










