I jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Sherif Merdanit, djali i artistit: S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër

TIRANË-Sot i është dhënë lamtumira këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani, i cili u nda nga kjo jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë një ditë më parë. Miq, familjarë, dashmirës e artistë, ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sherif Merdanit, të cilët vlerësuan kontributin e tij në artin shqiptar.

Djali i artistit të ndjerë, foli i prekur për largimin nga jeta të babait të tij, ku tha se kurrë nuk do të zgjidhte një baba tjetër. Ai tha se ka mësuar shumë nga i ati i tij dhe se nuk e ka ndjerë kurrë diferencën në moshë mes tyre.

Dje ishte një ditë e trishtë për artin shqiptar. Sherif Merdani ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 81-vjeçari, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sherif Merdani njihej si  këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe, e ndërsa për të shënoi një pikë kthese festivali i 11-të i Këngës, i cili së bashku me disa kolegë të tij përfundoi në burg nga regjimi i asaj kohe, ku bëri 16 vite burg. Më pas, Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Pas ndarjes nga jeta të Sherif Merdanit kanë ardhur ngushëllime të shumta nga krerët më të lartë të politikës shqiptare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Homazhet për Sherif Merdanin, rrëfehet djali i tij: S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër, kam mësuar shumë nga babi im

Gerard Merdani, djali i këngëtarit Sherif Merdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, thotë ai ka marrë shumë nga babai i tij dhe se nuk do të kishte zgjedhur kurrë një baba tjetër. Në një prononcim për mediat, ku po i jepet lamtumira artistit të madh, djali i tij vlerësoi figurën e të atit për kontributin që dha në artin shqiptar si dhe mësimet që ka përftuar nga ai.

“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë. Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja