
Qeveria ka shpallur të dielën e 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderim të ndarjes nga jeta të ish- kryeministrit Fatos Nano.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë.
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë:
08:30 – 11:00 – Homazhe publike
11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
Lajmi kryesor:
Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano shuhet në moshën 73-vjeçare! E diela ditë zie, homazhet shtetërore te Pallati i Kongreseve









