Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Rama me argumentin se ka lënë të fundit dhe pas dore Veriun.
Një sjellje nuk është aspak e hijëshme të artikulohet nga elita politike e vendit për faktin se kur pjesa lart krijon ndasi atëherë çfarë mbetet për popullin e thjeshtë. Akoma mesa duket Basha se ka kuptuar se politika e vjetër e ndasisë nuk pi më ujë.
Në fakt po, siç e kemi parë, kryeministri Rama gjatë këtyre ditëve zhvilloi një tur në veri të vendit, madje vizitoi edhe zonat më të thella duke u takuar me banorët e atjeshëm dhe parë nga afër mbarëvajtjen e investimeve.
Madje ka edhe një fakt interesant në një nga takimet. Mësohet se gjatë inspektimeve në një zonë të thellë në Tamarë një 70-vjeçar është shprehur falenderues ndaj kryeministrit. I moshuari tha se është hera e parë që një kryeministër shkel në ato anë që nga koha e diktaturës.
Por Basha se ka ndërmend të mësojë të artikulojë alternativë reale, e as nuk “vjedh” nga e shkuara. Fjala vjen, kur Rama ishte kryetar opozite zhvillonte ture në çdo fshat të vendit. Ndërsa z. Basha po bën të kundërtën, ai vetëm akuzon dhe këtë e bën nga zyrat e ish godinës së SHQUP-it. Ndoshta thjesht akuzon mbi të ashtuquajturat informacione që i sjell qytetari dixhital i doktorit.
Për këtë sjellje Basha është kritikuar edhe nga deputetë brenda PD-së si Selami, Bregu, Patozi etj. Pra, mungesë vizioni dhe strategjie.
E mesa duket kjo mënyrë e të bërit opozitë nga zyrat, e z. Basha e ka shteruar tërësisht atë. Humbja e zgjedhjeve në Dibër ishte një mesazh.
Siç dhe tentativa për krijimin e ndasisë veri-jug është diçka krejt e dështuar si strategji. Tanimē e provuar. E cila nuk i shërben vendit, por as vetë Partisë Demokratike. (Lexo.al)
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com