Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj Adisin.

Pas një interviste ku ajo deklaroi se do të largohej përfundimisht në Amerikë vetëm me djalin e saj, mediat menjëherë aluduan për një ndarje të çiftit.

Por missi shqiptar ka reaguar për gazetën ''Express'' ku është shprehur “Aktualisht ndodhem në Amerikë. Adisit thjeshtë nuk i kanë dal dokumentat për t’u bashkuar me mua me dhe djalin, por asgjë nuk është e vërtetë, nuk jemi ndarë” ka thënë Adrola.
 
Dyshja simpatike në fakt ka kohë që në rrjetet sociale nuk postojnë foto të dy së bashku, çfarë i ka bërë mediat të dyshojnë më shumë për një ndarje mes tyre. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com