Turisti rus bën shqiponjën dykrenare...tregon si ju khtyen dy vlonjatët që dhunonin një qen (VIDEO)

VLORË- Një turist rus, i ndodhur në Vlorë, është dhunuar nga dy adoleshentë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, pranë një ndërtese të braktisur, ndërsa rusi ka ndërhyrë për të ndaluar dy të rinjtë,të cilët ishin duke dhunuar një kafshë(qen).

Në momentin që ka ndërhyrë, rusi  i quajtur, Sergey Dzambula, dy të rinjtë janë acaruar akoma më shumë. Ata i janë sulur të riut rus dhe e kanë dhunuar. Pas dhunës së ushtruar rusi ka marrë dëmtime  në disa pjesë të trupit, ndërsa ka vënë menjëherë në dijeni policinë e Vlorës, por edhe ambasadën ruse në Tiranë. Pas kallëzimit Policia e Vlorës  ka nisur hetimet për ngjarjen, por edhe ambasadën ruse në Tiranë.

"Ndodhesha në apartamentin tim, kur pashë disa persona,të cilët ishin duke dhunuar një qen. Zbrita nga apartamenti dhe ju afrova të rinjve dhe në momentin që nisa të bëj foto,dy prej tyre mu afruan dh nisën të më godisnin,u rrëzova,ndërsa pësova dëmtime tek duart. Nuk doja të bëja asgjë,thjesht ti ndaloja të rinjtë të bënin aktin e keqtrajtimit të një kafshe,por vetëm për shkak të fotos që bëra më dëmtuan. Shkova në spital për tu mjekuar dhe më pas bëra një denoncim në polici për këtë ngjarje. Tek policia dhashë deklaratën time, ndërsa pres që policia të kontaktoj me ambasadën time në Tiranë për këtë ngjarje,pasi kjo çështje mund të shkojë deri në proces gjyqësor. Një fletë të cilën ma dha policia nuk e kam firmosur pasi pres që ajo të jetë në rusisht dhe të jetë e informuar edhe ambasada ime në Tiranë. Kam disa kohë që jetoj në Vlorë dhe Shqipëri, pasion më duket një vend i mrekullueshëm, madje kam blerë një apartamentin tim për të jetuar këtu" shprehet rusi Sergey Dzambula.

Tashmë policia e Vlorës konfirmon edhe nisjen e hetimeve për këtë ngjarje,ndërsa mësohet se janë identifikuar dy shtetasit adoleshentë, për tu shoqëruar më pas drejt policisë së Vlorës për detaje të tjera rreth ngjarjes.

Ora 13:54
Vlorë, ndërhyn të mbrojë qenin, dy të rinj dhunojnë turistin, rusi formon simbolin e 'Shqiponjës'
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • mani: 11/09/2019 17:57

      SHTETI duhet ti kerkoje falje rusit,,,duhet ti nderojme turistet ,,jo ti sulmojme,,atyre shke**atave nga vlora I them robt…,,ku.keni……..,,,,...

      Përgjigju
      • Vlonjat: 11/09/2019 18:05

        Avash or mik se nuk jane te gjithe si ata ... ata sjan as vlonjat por fshatar te cilet zun dhe zaptuan toka pak thirjeve qe beri baca sali ne 91... levizje e lireeeee

    • Alex: 11/09/2019 15:41

      Ku eshte shteti te mbroj kafshtet me kater kembe se ato me dy kan ikur nga truri

      Përgjigju
    • Pino: 11/09/2019 15:23

      Po ti shkoje u thoshe te ndalojne o shoku runs, se tu bo foto u ke zgju sindromin e fuksllekut.

      Përgjigju
    • Fredi: 11/09/2019 14:04

      Qelbësira vlonjat, shtaze te egra barbare! Hakmarrja e kafshes se gjore qe dhunonin (qenin) , rente si rrufe dhe i shkrumbofte! C fare te keqe mund te beje nje qen qe te dhunohet? U shofte kjo rracë!

      Përgjigju
      • Vlonjati: 11/09/2019 18:06

        Avash or trim... lidhe mushken seee po te qorolliset ... bastard

    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

    Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin