Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
Komento