Mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar një ndërhyrje të rrallë në zemër që është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një foshnje vetëm 7 ditësh.

Ajo shkruan se ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë i kanë shpëtuar jetën vogëlushit.

“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.