Mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar një ndërhyrje të rrallë në zemër që është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një foshnje vetëm 7 ditësh.
Ajo shkruan se ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë i kanë shpëtuar jetën vogëlushit.
“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.
-
Ju lumte doktoreve per nderhyrjen qe bene!Nje sqarim i vogel per /BURETON/:Nderhyrja eshte bere ne nje foshnje 7 ditesh qe eshte mbajtur nen verzhgim edhe 20 dite te tjera derisa doli nga rreziku dhe gjendja e tij u permiresua.Kjo behet dhe per te rritur,por qendrimi ne spital varet nga mosha,rrezikshmeria e semundjes dhe kohes qe i duhet sistemit imunitar te ndihmoje se bashku me ilacet,trupin qe te sherohet.
Përgjigju -
Bureto cfare ka per te mos u kuptuar , eshte operuar 6 ditesh, dhe pasi ka kaluar dhe emergjencen e inkubatorit po e lexon lajmin tani. Besoj njihen shume thjeshte ne foto Altin Veshti dhe Saimir Kuci
Përgjigju -
Po po
Përgjigju -
Kujdes! Femija veç 7 ditsh, por paska qene 20 dite ne terapi intensive?! Sigurisht qe kushdo e kupton se kemi te bejme me nje gabim, por redaktoret nuk duhet te lejojne te tilla, ose kur duhet te bejne korigjimin Eshte çeshtje serioziteti dhe asgje me shume.
Përgjigju








Komente
Komento