Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka përfunduar përpara afatit ndërhyrja në segmentin rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth.
Aktualisht, prej orës 16:00 të pasdites së sotme, i gjithë aksi Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë është i hapur për qarkullimin e mjeteve.
Ditën e nesërme në orën 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Sukth-Maminas dhe do të devijohet trafiku në rrugën dytësore.
Në varësi të kushteve atmosferike parashikohet që ky segment të përfundojë në orën 24:00 të ditës së nesërme.
Komento