Ndërhyrja ruse në Shqipëri për destabilitet? Ja si përgjigjet Rama në ‘Porta a Porta’

Ndërhyrja ruse në Shqipëri për destabilitet? Ja si përgjigjet Rama në ‘Porta a Porta’

Kryeministri Edi Rama ka komentuar aktualitetin politik në Shqipëri nga studio e emisionit “Porta a Porta” në Rai1.

Shefi i qeverisë foli në lidhje me protestën e opozitës, të cilën e cilësoi një revoltë politike. Rama nuk e mohoi përfshirjen e mundshme të Rusisë në situatën që ndodhet Shqipëria, duke thënë se nuk do të ishte surprizë.

Pietro Senaldi (Drejtor i gazetës italiane ”Libero”): Shqipëria po përjeton një zhvillim të madh. Unë jam kureshtar të di, përderisa ka sipërmarrës italianë atje, dihet që për sipërmarrjet stabiliteti është një gjë kryesore. Destabiliteti është vetëm kombëtar apo është i lidhur me faktin që përreth Shqipërisë luhen lojëra me karakter ndërkombëtar. Shqipëria kërkon të hyjë në Europë, por ka edhe vende që nuk pranojnë që Shqipëria, si vend ballkanik, të mos hyjë në Europë. Dimë për raportet e tensionuara me Rusinë, me Iranin. A ka diçka më tepër apo thjesht konflikt kombëtar për pushtet?

Rama: Para së gjithash, po thosha pak më parë, bëhet fjalë për ”revoltë në pallat”, unë nuk flas kurrë në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi edhe pse italishtja nuk është plotësisht një gjuhë e huaj për mua, nuk bëhet fjalë për një revoltë në shesh apo të popullit, por për një revoltë jashtëzakonisht e pazakonshme, një lloj Aventini shqiptar që për më tepër ndodhi, dhe, nga ana tjetër, pyetja juaj është shumë tendencioze. Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja