Ndërhyrjet plastike në hundë edhe pse nuk lejohen të bëhen nën moshën 18 vjeç, sërish ekzistojnë mjekë dhe klinika që i kryejnë këto operacione.
Kjo u bë e ditur nga shefi i ORL-së, Besim Boçi. Në mikrofonin e Report Tv, Boçi u shpreh se shumë pacientë të mashtruar nga fushata publicitare por edhe nga mungesa e informacioneve kanë bërë ndërhyrje në hundë, të cilat ju kanë shkaktuar probleme të mëdha.
Mungesa e informacionit dhe e këshillimit me mjekët specialistë është edhe arsyeja se pse shumë pacientë, të cilët i drejtohen klinikave të ndryshme për përmirësimin e imazhit, ka shkaktuar edhe problemet më të shumta.
Edhe pse ndërhyrjet estetike kanë një trend të rritje, sërish nuk ekzistojnë të dhëna të sakta se si është gjendja aktuale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO