Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar pritjen me nderime shtetërore të trupit të Ratko Mlladiçit si dëshmi se në Serbi vijon glorifikimi i të dënuarve për krime lufte.
“Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviçit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, deklaroi Kurti.
Ai solli në vëmendje edhe deklaratën e Vuçiçit në vitin 1995 se për një serb të vrarë do të vriteshin 100 myslimanë boshnjakë, të bërë vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës.
Sipas Kurtit, nderimet për Mlladiçin e bëjnë të vështirë të flitet për një distancim të Serbisë nga e kaluara dhe politika që prodhoi krimet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime”, theksoi Kurti.








Komente
Komento