Agimi i Artë, partia e tretë në vend pas zgjedhjeve të fundit, ka lëshuar një deklaratë ku përdoret gjuhë fyese ndaj shqiptarëve.
“Kur ishim fëmijë, në vitet ’80, tregonim një anekdotë për “turistin shqiptar”. Pak më vonë, në fillimet e viteve ’90, pamë hordhitë e para të “turistëve shqiptarë” të mbërrijnë në vendin tonë dhe madje përveç vizave u dhanë edhe karta identiteti greke!!! Me gjithë këto, nuk e besonim që do të kishte anekdotë më të fortë se kjo. Kryebashkiaku i Kefaloniasë ama, na e rrëzoi këtë shpresë. Përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kjo bashki se përveç turistëve realë shqiptarë, do të na duhet të pranojmë në Kefalonia edhe investitorë shqiptarë!!!.
Dhe duke mos mjaftuar as kjo, mësoni edhe diçka tjetër që shkruhet për herë të parë në historinë e racës njerëzore: Shqiptarët kanë kulturë!!!, të cilën kërkon bashkia e Kefaloniasë që ta përçojë tek ne… Katandisje e paparë. Bashkia e Kefaloniasë, viti 2015. Në atdheun e Odisesë, në atdheun e Metaksa. Në Greqinë e Akilit dhe Leonidhës., në Greqinë e Kolokotronit dhe Papaflesës. Katandisje e paparë, ku na çuan “demokratët e regjimit të ri”, të djathtë dhe të majtë. Sëpatë e Nemesis do të bjerë rëndë”, – përfundon deklarata e plotë për shtyp e partisë Agimi i Artë. / Dita /