TIRANË - Kontrolli mbi borxhin kërkon zgjidhje të menjëhershme; duhen politika të kujdesshme fiskale e monetare dhe sinjale pozitive në drejtim të sipërmarrjes. Këto rekomadime i janë dhënë dje qeverisë Rama nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekipi i shumëpritur i të cilit ka mbërritur tashmë në Tiranë, ku do të takohet me krerët e ekonomisë, qeverisë dhe financave publike.
Shefi i Misionit Nadeem Ilahi kërkoi nga qeveria e re politika afatgjata për garantimin e rritjes ekonomike. Deklatarat ai i bëri gjatë konferencës rajonale me temë "Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore".
"Rruga drejt së ardhmes për qeverinë e re duhet të përqendrohet në ndryshimin e kahut në borxhin e brendshëm, duke u mbështetur në rregulla të kujdeshme fiskale. Duhet të ulet borxhi, në këtë drejtim duhen politika të ndjeshme e të kujdesshme. Ndryshimet tek taksat e tatimet duhen bërë të studjuara mirë. Sinjalet ndaj biznesit duhet të jenë pozitive. Edhe një herë, ulja e borxhit është e domosdoshme, pasi kemi edhe një përkeqësim të administrimit të taksave dhe tatimeve, që duhet përmirësuar" – tha Nadeem Ilahi, shef i Misionit të FMN-së në Shqipëri.
Përfaqësuesi i Misionit deklaroi se rritja ekonomie e Shqipërisë është e ulët dhe ajo do të vijojë të jetë e tillë për shkak të krizës. Ndaj, qeverinë e re e presin sfida përpara.
"Ka rënie ekonomie në Shqipëri dhe kjo rënie pritet të vijojë, për shak të krizës. Kjo ka ardhur si pasojë e rënies së importeve dhe uljes së kërkesës. Shqipëria, në krahasim me rajonin, është ende më mirë. Por, ka rritje të vazhdueshme të borxhit. Borxhet e papaguara janë të larta, qeveria po bën llogaritë dhe ai mund të dalë më i lartë. Borxhi publik po rritet dhe, nëse nuk ndryshojnë politikat, ai përbën rrezik”.
Sistemi bankar ka qenë i qëndrueshëm. Stabiliteti i çmimeve është ruajtur. Por, duhet menduar për një ritëm afatgjatë pozitiv të rritjes ekonomike dhe duhet të rritet kreditimi në ekonomi, u shpreh Nadeem Ilahi.
/Shqiptarja.com