'Ndërkombëtarët kthyen sytë nga realiteti' Alibeaj: Nuk duam bashkëqeverisje, po garantim të votës së lirë

Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv përballë analistëve Erl Murati, Bledian Koka dhe Ben Andoni.

Alibeaj foli në lidhje me propozimet që PD ka paraqitur në tryezën e reformës zgjedhore duke theksuar se të gjitha ato 'kërkesa' janë pikërisht për të garantuar votën e lirë. 'Ne duam të armatosim qytetarin me votën e lirë', tha Alibej duke theksuar se me qeverinë teknike opozita nuk ka qëllim bashkëqeverisje, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që sipas Alibeaj nuk mund të mbahen për sa kohë Rama është kryeministër. Alibeaj i cilësoi propozimet e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore si vijimësi të aksionit të saj politik, që nisi që vitin e kaluar me djegien e mandateve, e deri në uljen në mënyrë të barabartë të të gjitha palëve politike në tryezën e zgjedhores.

Ish deputeti tha se pavarësisht aktit ekstrem që mori opozita, u arrit që më në fund ndërkombëtarët t'i kthenin sytë nga realiteti politik dhe i shtetit ligjor katastrofik që mbizotëron në vend dhe 30 qershori bëri këtë kthesë.

'Ky aksion vijon në kohën kur PD ishte ende në parlament dhe ndërkombëtarët donin ta shikoni pa syze realistet dhe gjendjen katastrofike të demokracisë në vend, që na shtynë të merrnim aktet sublime të djegies së mandateve. Unë nuk jam pendua aspak. Pas 30 qershorit, ndërkombëtarët i kthyen realisht sytë dhe e panë të vërtetën ashtu siç është. Pranohet se ka një krizë politike dhe mungon shteti i së drejtës. Propozimet e opozitës së bashkuar për zgjedhoren janë vazhdim i aksionit tonë politik për zgjedhje të lira e të ndershme, e bërë përmes palëve politike sot, ku disa nga shqetësimet e opozitës janë reflektuar', u shpreh Alibeaj.

Në lidhje me qëndrimet e kundërta në retorikë të Sali Berishës dhe Luzlim Bashës, që u theksuan nga analistët në studio, Alibeaj  tha se 'nuk ka qëndrime të kundërta për politikat kryesore të partisë dhe se mjeti është i njëjtë për të dy, arritja e votës së lirë, por tonaliteti i përdorur është i ndryshëm'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Alibeaj: Nuk duam bashkëqeverisje, po garantim të votës së lirë

Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha para analistëve se PD përmes kërkesës së saj për krijimin e një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve nuk kërkon bashkëqeverisje, por garantimin e votës së lirë. Alibeaj shtoi se dhe ndryshimet që kërkojnë në Policinë e shtetit dhe hetimet e krimeve zgjedhore nga SPAK, ka si qëllim pikërisht votën e lirë.

'Ne duam ta mundim politikisht kundërshtarin, ndërsa kundërshtari kërkon të na vrasë politikisht. Me Ramën kryeministër çdo lloj qeveri transitore është e destinuar të dështojë. Këto janë disa kërkesat tona që kurrsesi nuk duam të jemi në qeverisje, nuk ka bashkëqeverisje, por të jenë 5 njerëz jashtë konfliktit të interesit dhe në këto 3 muaj të zbatojnë vetëm këtë një gjë: të garantojnë votën e lire dhe policia e SPAK të ndjekë zbatimin e saj dhe të shmang devijimin e këtij qëllimi', tha Alibeaj

Ora 21:58
Murati: Berisha e Basha kanë qëndrime të kundërta! Alibeaj: Ndryshon tonaliteti, mjeti është i njëjtë

1581711370_murati.jpg

Gazetari Erl Murati tha se në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve ka qëndrime të kundërta brenda Partisë Demokratike, ku dy nga figurat kryesore me peshë në parti janë të kundërt në deklaratat dhe gjuhën e tyre. Murati shprehet në emisionin 'Pa protokoll' se Berisha nga njëra anë kërkon revolucion dhe se nuk ka zgjedhje të lira me Ramën, nga ana tjetër del Basha me një gjuhë më të rafinuar dhe shprehet se nuk ka zgjedhje pa Reformë Zgjedhore që siguron votën e lirë.

'Kemi qëndrime të kundërta brenda opozitës. Nga një anë kemi Berishën ku shprehet se duhet revolucion dhe se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje, nga ana tjetër kemi Bashën që thotë se një gjuhë më të rafinuar se zgjedhjet e lira vijnë me reformën zgjedhore. Nëse e sheh me syrin dashamirës kjo quhet demokraci brenda partisë ku jepen mendime dhe qëndrime të ndryshme, ose mund ta shohim me një qëndrim realisht ky dy figura me peshë dhe përkrahësit e tyre e shohin hyrjen në zgjedhje në dy mënyra të ndryshme', tha Murati.

Kjo u hodh poshtë nga ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tha se 'nuk ka qëndrime të kundërta për politikat kryesore të partisë dhe se si Basha dhe Berisha shprehen se nuk ka zgjedhje të lira me Ramën.'

Alibeaj tha se 'mjeti është i njëjtë për të dy, arritja e votës së lirë, por tonaliteti i përdorur është i ndryshëm. Ne kërkojmë të armatosim qytetarët me votën e lirë'. Për Alibeajn, Berisha është njohësi më i mirë i demokratëve që di momentin dhe kohën e duhur për të dhënë sinjalet për elektoratin blu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 15/02/2020 12:46

    Po deshe garanci vote o Alibeaj vendose ne komisionin zgjedhor kryekomandantin e naziskineve te Mamurasit Flamur Herman Geringun dhe do kesh zgjedhjet me perfekte se ky horr ka eksperince nga zgjedhjet e Dibres me banden e Xhelal horrit nga kamza.

    Përgjigju
  • Xha Teme: 14/02/2020 21:31

    Alimuti je bastard i nje klike bastardesh, nip krimineli , vella i nje burgaxhiu per traficc heroine dhe femrash.Shkurt je nje sojshkerdhyer qe nuk ta ve njeri ne pordhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta