TIRANE, 19 Nentor /ATSH/- Te pakten 300 familje origjine rome dhe egjiptiane nga sot mund të aksesojnë shërbimet bazë dhe përfitojnë nga mundësitë ekonomike falë rehabilitimit të rrugës "Pelion" ne qytetin e Pogradecit.
Rehabilitimi i rrugës perfshin dhe ndërtimin e një ure të vogël, në këtë lagje të populluar kryesisht nga Romë dhe Egjiptianë, duke lidhur kështu banorët e kësaj lagje me qendrën e qytetit.
"Gjatë dimrit kjo zonë ishte thuajse totalisht e izoluar. Uji përmbyste rrugën ekzistuese dhe fëmijët nuk shkonin dot në shkollë, - thotë Iliri, një aktivist i përfshirë në takimet e këshillit të kumunitetit, ku pjesëtarët e këtij komuniteti identifikuan si projekt prioritar rehabilitimin e rrugës. Projekti i PNUD "Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane" SSIREC, në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit financuan rehabilitimin e rrugës "Pelion" dhe ndërtimin e urës, me një vlerë investimi prej rreth 33,000 EURO.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkembi i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të rrugës theksoi rëndësinë e kësaj ndërhyrjeje e cila do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës për familjet Rome dhe Egjiptiane dhe gjithë komunitetin që jetoj në këtë zonë të Pogradecit.
"Përmes një procesi pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian identifikuan dhe përzgjodhën rrugën si projektin më emergjent për nevojat e komunitetit ", - nënvizoi Kryebashkiaku Shkëmbi.
Për drejtoren e Departamentit të Përfshirjes sociale në ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Ilda Bozo, projektet prioritare të identifikuara gjatë takimeve të këshillave të komunitetit do të adresohen nga Ministria dhe do të jenë pjesë e dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2015 - 2020 që po hartohet.
Rreth 2,500 familje Rome dhe Egjiptiane përfitojnë nga projektet infrastrukturore të kryera nga projekti. Që prej nisjes së tij rreth 2 vjet e gjysëm më parë, këshillat e komunitetit kanë përzgjedhur si prioritare projekte të tilla si Kopshte, qendra komunitare, rrugë etj në qarqet Korcë, Berat e Vlorë. Projekti ka mbështetur krijimin e forumeve këshillimore te komunitetit, një risi që inkurajon përfshirjen e vetë komunitetit në proceset vendimmarrëve, duke siguruar përfshirjen sociale.
Rehabilitimi i këtij segmenti rrugor do të lehtësojë lëvizjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë që ndjekin shkollën "Amaro Tan". Një tjetër komponent i rëndësishëm i kësaj ndërhyrjeje është punësimi i pjesëtarëve nga komunitetit gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Sipas përfaqësuesve të projektit të PNUD të tjerë pjesëtarë nga komuniteti do të punësohen për mirëmbajtjen e rrugës.
Projekti i PNUD SSIREC, i financuar nga Bashkimi Europian mbështet Qeverinë Shqiptare në përpjekjet e saj për të përmbushur objektivat e Dekadës së përfshirjes Rome 2005 - 2015, ndërsa promovon respektimin e të drejtave të njëriut dhe vlerësim për diversitetin kulturor si një prej kërkesave themelore për integrimin e vendit në Bashkimibn Evropian. e.xh/f.n/









