Nderohet De Rada në 200
vjetorin e tij, shpallen aktivitetet
De Rada është Rilindasi i parë dhe madhor i kësaj lëvizjeje të ndritur intelektuale dhe patriotike dhe po ashtu De Rada është edhe Babai i poezisë shqipe.
“Fryu erë e malit dhe rrëzoi hijen e lisit“
Gjithë bota kishte ndërruar, ujë të rri në dete
Ai … shkoi me hijen e shpisë në zemër“ De Rada është Rilindasi i parë dhe madhor i kësaj lëvizjeje të ndritur intelektuale dhe patriotike dhe po ashtu De Rada është edhe Babai i poezisë shqipe. “De Rada është identifikuar në zemrat dhe mendjet e mijëra e mijëra lexuesve me imazhin dhe karakterin e Milosaos, personazhit më të famshëm dhe më mbresëlënës të letërsisë shqipe. …Ndaj sot gjej rast t’u them të rinjve si lexuese, si pedagoge, si minister ‘Lexojeni De Radën, Lexojeni Milosaon.’
Këto janë fjalët që kanë nisur aktivitetet Ministrja e Kultures Kumbaro, duke nderuar De Radën dje në diten nderkombetare te librit. De Rada është kujtuar në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti i Historise dhe Filologjise, në të cilin, studentët inskenuan "Këngët e Milosaos" dhe interpretuan në gjuhën arbëreshe. Në këtë aktivitet Ministria e Kulturës shpalli edhe aktivitetet në nder të 200-vjetorit të lindjes së De Rades, i shpallur edhe viti i De Rades, të cilat janë :
Botimi i veprës së plotë me komentare nga prof Altimari dhe Mandala
Shpallja e konkursit kombëtar për të rinj të esesë ‘Unë, Milosao’
Promovimi i monografisë së mirënjohur të Prof. Arshi Pipës për Jeronim De Radën botuar nga Shtëpia botuese ‘Princi’
Konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës më datën 3 qershor
Konferenca në Universitetin e Elbasanit më datat 4-5 qershor
Konferenca e organizuar nga Katedra e Shqipes në Universitetin e Munich-ut në qytetin e Pogradecit më datat 5-7 qershor
Konferenca shkencore me rastin e botimit të dy veprave të Eqerem Çabejit me tema arbëreshe, si dhe promovimi i tyre ne auditoret e Universitetit Eqerem Çabej
Akademia e Shkencave të Shqipërisë së bashku me Akademinë e Prishtinës dhe do të organizojnë një konferencë shkencore më nëntor. Dhe një sërë aktivitetesh të tjera që janë ende në ngjizje e sipër.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31