Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, akt i guximshëm dhe jo vetëm kaq

Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, akt i guximshëm dhe jo vetëm kaq

Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Në kuptimin klasik të marrëdhënieve diplomatike ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike konsiderohet si akti i parafundit para se të shpallet lufta!

Shqipëria, sipas ekspertizës së saj e sigurisht edhe me ndihmën e aleatëve e sidomos të SHBA-ve ka arritur në përfundimin se pas sulmit të të dhënave të e-albania qëndron shteti Iranit! Është fakt se Irani ka zhvilluar sisteme të rëndësishme për të hacker-uar të dhënat dhe këtë e ka bërë më së shumti për të kontrolluar dhe për të pasur nën kontroll politikën e brendshme dhe çdo lloj tentative për të rrëzuar regjimit!

Gjithashtu Irani ka zhvilluar programe të rëndësishme kompjuterike për të goditur të dhëna sensibile edhe si mjet lufte në politikën e jashtme e këto sisteme janë përdorur kryesisht kundër SHBA-ve, Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të tjera! Nëse Irani ka perdorur këto metoda edhe kundër Shqipërisë do të thotë se ne jemi bërë pjesë e vendeve "armiq" shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme!

Në fakt Shqipëria është në qendër të vëmendjes të regjimit iranian edhe më shumë sesa vetë SHBA, sepse Shqipëria ka mirëpritur "Opozitën iraniane" dhe në vetvete ky është një akt me një guxim të pakrahasueshëm të paktën me vendet e tjera të Rajonit dhe është një shërbim i jashtëzakonshëm ndaj SHBA-ve!

Republika iraniane njihet në histori për politika të jashtme agresive për vendet që konsideron armiq ose rival e mjafton të shikojmë në të kaluarën se cfare aksionesh ka bërë Irani me fqinjët ose me fuqitë e tjera rajonale në gjirin Persik! Irani ka agjenci të specializuara për të destabilizuar vende të tjera ose për të pasur influencë në politikën e jashtme!

Shqipëria është me fat që është vend anëtar i Natos dhe kjo e bën akoma më të mbrojtur sovranitetin e sigurinë e saj kombëtare! Megjithatë, akti i ndërprerjes së marrëdhënieve me Iranin nuk është një lajm kaq normal që po kalon në normalitet! Shqipëria ka tashmë arsye më shumë për të rritur vëmendjen dhe investimet për sigurinë kombëtare!

Gjithashtu, SHBA-të edhe pse reaguan menjëherë duke shprehur në nivelet më larta mbështetje të madhe e të drejtpërdrejtë për Shqipërinë duhet të fillojnë ta konsiderojnë këtë të fundit partner të pazëvendësueshëm dhe të ngushtë duke rritur investimet e ndihmesën e tyre për sigurinë tonë kombëtare dhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë!

Irani nuk do ta pranojë lehtë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe ka shumë gjasa që ata të tentojnë  me metoda e aksione të tjera për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë! Akti i ndërprerjes së marrëdhënieve në fakt është vetëm fillimi i një situate që mund të ketë në të ardhmen aksione të ndryshme përmes të cilave Irani mund të kërkojë të "hakmerret".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 08/09/2022 21:15

    shume mire qe i debuat.

    Përgjigju
  • Durrsak: 08/09/2022 15:56

    Me vjen neveri dhe zor nga vetja qe keto komente jane shkruar ne SHQIP. Degjoni ktu ju te pa udhe dhe te pa shkolluar. Shqiperia eshte Evrop doni apo sdoni ju. Nuk kemi asnje lidhje po fare fare as me Iranin e as me me te tjeret e Azis. Jemi Ilir, jemi Evropian jemi mysliman jemi ortodoks dhe katolik por me kryesirja jemi Shqiptar. Shum mire qe i debuan. Bravo

    Përgjigju
  • Myrto: 08/09/2022 12:08

    Irani është komb e shtet që veç paqe e të mira i ka sjellë kombit tonë. Vërtetohet kjo që janë dy religione këtu dhe janë jo pak,me prejardhje nga ai vend. Kështu të dashur shpellazg....

    Përgjigju
  • uendi: 08/09/2022 11:25

    nuk do ber si i forte me keto shtete . Perse duhet te marrim ne si shtet fukara qe jemi barren e te tjereve (muxhahedineve ) pse o ja qr kaq poshte kemi ren . Ti marri Amerika afganet dhe Muxhahwdinet se na kane car K

    Përgjigju
  • Turi: 08/09/2022 08:38

    Politika e cifutëve dhe amerikanëve eshte grabitqare dhe e pistë , politikanët tanë janë lëpirësat nr 1 mbas këtyre për karriken e vet keshtu që jetojmë në një epokë lëpirësash të ndyrë jo të drejtë

    Përgjigju
    • taleban: 08/09/2022 11:26

      poshte talebanet

  • Lolita: 08/09/2022 08:31

    Pastaj do te ishte e tepert te thonim qe Gjermania do te shpallte non-grata ambasaden Ruse per nje ulm kibernetik prej tyre (sic besoj duhet te kete pasur)...

    Përgjigju
  • Lolita: 08/09/2022 08:29

    artikull shkruasit duhet te jene me te vemendshem per historikun e marredhenieve me Shqiperise dhe Iranit...opozita Iraniane e strehuar ketu ne Shqiperi, sikurse dhe Afganistanezet ne shume forma eshte e ngjashme me opoziten Ruse, por ndersa Alexey Navalny edhe pse u helmua vendosi te kthehet ne Rusi, madje i ndergjegjshem se mund te vritej dhe te burgosej, zgjodhi kete te fundit...mbase ka ardhur koha qe dhe opozitat qe strehoen ne Shqiperi, sepaku udheheqesit e tyre te kene forcen te bejne te njejten gje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh