Avaria e rëndë e konstatuar në zonën e Skelës në Vlorë do të sjellë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit. Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka njoftuar se, për të mundësuar riparimin e defektit, do të stakohen të gjitha stacionet e pompimit gjatë orarit të pasdites.
Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë edhe në zonat që furnizohen me ujë 24 orë, ndërsa probleme në furnizim mund të evidentohen edhe në zona të tjera për shkak të stakimit të detyruar.
Ujësjellësi Vlorë u kërkon mirëkuptim abonentëve, ndërsa bën me dije se po punohet për normalizimin e furnizimit me ujë në kohën më të shpejtë të mundshme.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Avari në Ujësjellës, pjesa më e madhe e qytetit pa ujë! Stakohen stacionet e pompimit gjatë pasdites (VIDEO)







Komente
Komento