Pasi në datë 29 shtator u fut me forcë dhe ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë, duket se problemi i David Danos është zgjidhur.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili shkruan se problemi i Davidit është zgjidhur. Halili më tej shkruan se beson në nismat e të rinjve.
“Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me bindjen që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t'i bëjnë të ecin përpara!”, shkruan në Facebook, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë.
David Dano së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator.
I riu kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike.
Ndërsa policia i shoqëroi në komisariat dy të rinjtë, ku nisi hetimet ndaj tyre.
Komente









E cili eshte mesazhi i kryetarit te komanduar? Bjeruni kurvave, ngrini zerin e merrini zvarre, se ndryshe nuk zgjidhet halli. Ore palaco, na trego kush jane fajtoret qe nuk eshte zgjidhur me pare se ti thjesht ke zbatuar ligjin.
PërgjigjuShume mire per zgjidhjen e problemit...po pse nuk u zgjidh ne kohe sipas ligjit,por duhej qe qytetari te manifestonte revolten dhe forcen.Ka te drejte kur thote jeni te gjithe te koruptuar vec kesaj dhe frikacak.
Përgjigju