SARANDE - Ndërpriten punimet për ndërtimin e Hodrocentranlin “HEC Bistriaca 3”, mbi lumen Bustricë , pasi specialistët e mjedisit kanë konstatuar shkelje të procedurave mjedisore. 

Sipas zbatuesve të projektit, është duke u diskutuar, teknikisht i disa detaje që do të me përmirësimin e projektit fillestar.

Hidrocentrali në ndertim HEC Bistrica 3, është pezulluar nga specialistet e mjedisit pas një vëzhgimi një javore, dhe pas ankesave të autoriteteve lokale.
Sinkron Iliden Maze- specialist i mjedisit ne Sarande

Sipas drejtuesve lokal të komunës Mesopotam, shkeljet e bëra në projekt kanë dëmtuar prodhimet bujqësore të fermerëve dhe mjedisin natyror.

"Problemi tjetër kemi patur përsëri një inspektim të dytë kur kemi patur kërkesa dhe ankesa nga qytetarët e Sarandës. Kemi shkuar në vend ngjarje, i kemi kërkuar të pezullojnë punimet deri sa të bënim një kontroll dokumentacioni, kur në kontrollin e dokumentacionit konstatuam që nuk respektonin lejet mjedisore që ata kishin marrë nga organet përkatëse." tha Panajot Boli, kryetar i Këshillit Komunal Mesopotam.

Mbi lumin Bistrica, po ngrihen gjithesej katër hidrocentrale, dy licensat më të reja sipas komunareve jane problematike për shqetesimet e komunitetit të zonës, te cilet kane arritur deri ne protesta disa javë më parë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)