Ndërpritet uji në konviktet e Gjirokastrës...për arsye absurde (VIDEO)

Konviktet në Gjirokastër po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm që prej ditës së hënë.

Në një pronocim për Report Tv drejtuesja e këtij institucioni Doriana Demo ka pohuar se shkak për këtë janë debitet e akumuluara vite më parë nga parardhësi i saj. Në këto rrethana Demo i ka bërë një kërkese Ministrisë së Arsimit për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës, pasi për një muaj fillon viti i ri akademik çka do të sjellë edhe shumë probleme për studentët nëse kjo situatë vazhdon të jetë e pazgjidhur. Demo ka theksuar se përveç Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, debitë rezultojnë edhe ndaj OSHEE-së.

"Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Gjirokastër dje ka ndërmarrë veprimin ekstrem të ndërprerjes së ujit. Kjo për pasojë të një debie që ju përket viteve 2015, 2016 dhe fillimit të vitit 2017. Në momentin që unë jam emëruar e kam gjetur më një debi 2.8 milion lekë, pasi shoqëria që unë drejtoj i nënshtrohet një prej ligjeve që është ligji për shoqëri tregtare e cila në një nga nenet e së cilit thuhet që administrator mban përgjegjësi për të gjitha detyrimet që janë krijuar. Një nga këto detyrime është ajo e ujësjellësit. Unë kam gjetur debi edhe ndaj OSHE-së. Pra ne jemi debitor edhe ndaj OSHE-së  me shuma shumë të mëdha që nga viti 2015", tha Demo.

Konviktet e studentëve të Gjirokastrës presin një numër të lartë studentetësh nga rrethet e tjera, të cilët përveç  kushteve të cilat lënë për të dëshiruar atyre do ju duhet të ndeshen edhe me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm apo edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'