Ndërrimi i emrit të Galerisë
Kombëtare, artistët pro e kundër

Ndërrimi i emrit të Galerisë<br />Kombëtare, artistët pro e kundër<br>
Galeria Kombëtare e Arteve do të bëhet Muzeu i Arteve të Bukura. Kështu propozohet në Projektligjin e ri për Artin dhe Kulturën. Sipas këtij projekligji, edhe institucionet e arteve pamore do t’u nënshtrohen ndryshimeve të mëdha në emërtimin dhe konceptimin e tyre.

Konkretisht, institucioni më i madh i artit pamor në vend, Galeria Kombëtare e Arteve, pas më shumë se 60 vitesh do të ndërrojë emrin dhe do të bëhet Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Për këto ndryshime, vet drejtori i GKA, Erzen Shkololli nuk jep ende intervista, dhe një muaj pas marrjes së detyrës, ai nuk është gati të bëjë publike platformën mbi të cilën do të zhvillojë aktivitetin Galeria Kombëtare apo, nëse aprovohet Projektligji 2018, së shpejti Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Konkretisht në nenin 202 të këtij projektligj shkruhet: “Muzetë me status kombëtar, në kuptim të këtij ligji, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore janë: a) Muzeu Historik Kombëtar; b) Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura; c) Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”; ç) Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar; d) Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve”; dh) Muzeu Kombëtar i Pavarësisë; 101 e) Muzeu Kombëtar i Bashkëjetesës….; etj,. Muzetë me status kombëtar zbatojnë parashikimet e këtij ligji, për sa i përket ushtrimit të funksioneve të tyre si mbajtës, ruajtës, mbrojtës dhe vlerësues të pasurive kulturore në administrim të tyre.” Është një listë e gjatë e muzeve me emra të ndryshuar.  

Personalitete të arteve pamore të pyetur nga “Shqiptarja.com” kanë shprehur mendime pro dhe kundër ndërrimit të emrit të GKA-së, ndërsa mësojmë se ky ndryshim ka ardhur nga artistët më të njohur në këtë fushë.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi