Ndërrimi i viteve në qytete e rrethe, Fushë Kruja e pret dhe me të shtëna armësh (VIDEO)

Pa dëborë dhe pa fishekzjarre, kështu është pritur viti i ri në rrethet e Shqipërisë. Ndërsa në sheshet kryesore të qyteteve, bashkitë dhe komunat janë kujdesur që të jenë shqiptarët ato që përjetojnë ndërrimin e viteve nën ‘shiun’ e fishkezjarreve. Për disa çaste qielli është ndezur ashtu siç edhe është traditë. Por ndryshe nga rrethet e tjera, periferia e Fushë Krujës përveç fishekzjarreve e ka shoqëruar edhe me krismat e armëve.

Nata e ndërrimit të viteve në Lushnje

Festimet e natës së ndërrimit të viteve kanë qenë më të qeta në qytetin e Lushnjes, por edhe pa incidente. Ndalimi me ligj i lëndëve shpërthyese dhe plasëse ka ndikuar, por jo se munguan. Fishekzjarret ishin të pranishme në sheshin kryesor të Lushnjes, ku qindra qytetarë pritën ndërrimin e viteve pavarësisht temperaturave të ulëta. Qielli llamburiti nga nga fishekzjarret e hedhura në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Bashkisë së Lushnjes, pas numërimit mbrapsht të kryetarit Fatos Tushe. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, nuk ka pasur asnjë lëndim apo incident nga fishekzjarret dhe kapsollat. Por pavarësisht kësaj, krahas prezencës së policisë edhe mjekët kanë qenë në gatishmëri në spitalin Ïhsan Cabej të Lushnjes.

Nata e ndërrimit të viteve në Berat

Të gjithë rreth pemës në shesh, qytetarët e Beratit e kanë pritur mbërritjen e vitit 2019 në një atmosferë e spektakël fishekzjarresh që kanë ndezur qiellin për më shumë se 15 minuta. Përveç fishekzjarreve të hedhura nga bashkia e Beratit, nuk kanë munguar fishekzjarret e shumta të hedhura nga qytetarët, madje nuk kanë munguar edhe shashkat në rrugët e qytetit,eshe pse u fol shumë së fundmi se u hoqën nga qarkullimi. Sakaq, forcat e policisë kanë qenë të shumta në rrugët e qytetit, për ruajtjen e sigurisë. Nata e ndërrimit të viteve në Berat nuk është shoqëruar me asnjë incident. 

Nata e ndërrimit të viteve në Vlorë

Vlora e ka kremtuar natën e ndërrimit të viteve me spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv. Spektakli ka filluar në Lungomare prej orës 23:30 minuta për të kulmuar më pas me spektaklin e fishekzjarreve në orën 00:00. Me numërimin mbrapsht të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe shpërthimin e fishekzjarreve, qytetarët e Vlorës kanë kremtuar Vitin e Ri 2019. 

Nata e ndërrimit të viteve në Sarandë 

Ndërsa qyteti i Sarandës ka patur shumë pak fishekzjarre nga qytetarët dhe nga bizneset, ndërkohë që, nga bashkia nuk ka patur asnjë spektakël fishekzjarresh.

Nata e ndërrimit të viteve në Kukës 

Në qytetin e Kukësit, ndryshe nga vendet e tjera, kishte kapsolla, të cilat qytetarët i kishin blerë në Prizren. 


Lajmi kryesor:

Ndërrohen vitet/ 2019-ta vjen në Shqipëri, spektakël fishekzjarresh në Sheshin Skënderbej (VIDEO-FOTO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja