Ndërrohen sërish avokatët e Dajtit,
shtyhet seanca për të 138 herë

Ndërrohen sërish avokatët e Dajtit, <br />shtyhet seanca për të 138 herë
TIRANE – Ka kaluar pothuajse 3 vjet e gjysëm nga vrasja e 4 efektivë të policisë në Durrës dhe ende nuk ka përfunduar gjyqi ndaj të dyshuarit kryesor Dritan Dajti, pasi seancat ndaj tij janë në një “ngërç” prej kohësh.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot për të 138 herë seancën gjyqësore ndaj të pandehurit Dajti, pasi dy avokatët e caktuar në seancën e fundit kryesisht nga Gjykata nuk janë paraqitur. Gjykata i ka kërkuar sot Dhomës së Avokatisë që të procedohen avokatët Irvin Faniku dhe Ema Cani, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për t’u marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe kanë shkelur ligjin e avokatisë.

Avokati i i zgjedhur nga Dajti, Hasaf Hadëraj nuk është paraqitur prej 5 seancash, duke bërë që gjyqi të mos zhvillohet normalisht por të shtyhet seancë pas seance.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot kryesisht Jordan Bulkun dhe Jetmir Bilalin, si avokatë të Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht të 2009 në Durrës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Ky vendim është kundërshtuar nga i pandehuri Dajti, duke argumentuar se nuk ka pse të mbrohet kryesisht për aq kohë sa ai ka përzgjedhur një mbrojtës, por pretendimet e të pandehurit janë hedhur poshtë nga Gjykata e cila ka kërkuar njëkohësisht dhe procedimin e avokatëve të cilët kanë munguar duke shkelur dhe ligjin për avokatinë.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve