DURRES- Në policinë e qarkut të Durrësit janë zbatuar mbrëmjen e sotme 10 urdhra shkarkimesh. Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar në bazë të urdhrave të shkarkimit janë ndërruar shefat e komisariatit në Durrës dhe në Shijak.
Kështu në vendin e Sandër Ndoj, shef i komisariatit në Durrës është emëruar Arbi Deliu. Ndërsa në komisariatin e Shijakut në vend të Flamur Mukës, emërohet Ermal Lila.
Ndryshimet e bëra kanë përshirë edhe seksionin antidrogë në policinë e Durrësit, në krye të së cilit vjen Erjon Ismaili, duke zëvendësuar kështu në detyrën Luan Hoxhën.
Ndërsa shefi i Analizës së Krimit në Durrës është emëruar Gjovalin Deda, i cili zëvendëson në detyrë Isa Lishën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com