Mes lotëve, e dhimbjes së papërshkrueshme, miq, familjarë e kolege i dhanë lamtumirën e fundit, shefit të Krimeve te Renda në Policinë e Vlorës, Ermal Lulaj.

41-vjecari humbi jetën në aksident rrugor, ndërsa homazhet u mbajtën në drejtorinë e Policisë së Fierit, ku mori pjesë dhe kreu i policisë së shtetit, Skënder Hita.

"Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur. Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë, një koleg shumë i mirë. Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do t'u gjendet”, tha Hita.

 I ndjeri ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali vetëm 2 vjeç. Largimi i parakohshëm nga jeta ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët.

Lulaj, me origjinë nga Fieri, kishte ndërtuar një karrierë të sukseshme ne policine e Shtetit. E kishte nisur punën në 2006 dhe për afro 20 vjet shërbeu me përkushtim, duke kontribuar në disa struktura, kryesisht në fushën e hetimit të narkotikëve, në qarqet Fier, Berat dhe Korçë. Në detyrën e tij të fundit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, mbante gradën Kryekomisar dhe shërbente si Shef i Sektorit të Krimeve të Rënda.

Aksidenti që i mori jetën oficerit te policise u regjistrua rreth orës 18:00 të së hënës, në autostradën “100 Vjetori”.

41-vjecari lëvizte nga Fieri në drejtim të Vlorës, ku pranë Novoselës, goditi nga pas një mjet të tonazhit të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Lulaj ne drejtimin e një “Toyote” është përplasur me skrepin, që drejtohej nga Thanas Poçaj, 63 vjeç, i cili mbeti i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se Lulaj humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit per shkak te lageshtires dhe motit te keq me shi. Ndërkohë disa burime thanë se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme. Megjithatë pritet të zbardhet gjithë dinamika nga prokuroria e Vlorës që po heton mbi aksidentin fatal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
'Fëmijët e tij s'do të jenë vetëm', Hita në lamtumirën e shefit të Krimeve në Vlorë: Policia do u gjendet pranë (VIDEO)

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident pranë Novoselës.

Gjatë ceremonisë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku u soll trupi i pajetë i efektivit, Hita shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, duke theksuar se tre fëmijët e Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit.

“Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur. Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë, një koleg shumë i mirë. Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do t'u gjendet”, tha Hita.