Ndërroi jetë në Gjenevë, trupi i mjeshtrit të madh Ilia Tërpini sot kthehet në atdhe

 Ndërroi jetë në Gjenevë, trupi i mjeshtrit të madh Ilia Tërpini sot kthehet në atdhe

Ilia Tërpini gjatë xhirimit të një filmi

Trupi i pajetë i mjeshtrit të kinemasë shqiptare, Ilia Tërpini, sot do të kthehet në atdhe. Ilia Tërpini u nda nga jeta më 13 korrik nga një sëmundje e papritur në Saint Julien (Francë) afër Gjenevës (Zvicër). Për kthimin e trupit në atdhe dhe për homazhet që do të mbahen ditën e mërkurë më 18 korrik në Muzeun Historik Kombëtar, vet i biri Klevis Tërpini që jeton në Francë ka njoftuar të gjithë miqtë me këto fjalë:  

“Përshëndetje të gjithëve. Ju falënderoj shumë të gjithëve për ngushëllimet që na keni bërë. Për lajm: babi im u nda nga kjo bote në 7h35 në qytezën Saint Julien (France) afër Gjeneves (Zvicer) në prezencën time me dhimbje shumë të mëdhaja, nga një sëmundje e rëndë që pati. Nuk arritëm dot ta kthenim me jetë e të ishte në shtëpinë e vet dhe vendin e vet për fundin e tij fizik, por shpirti i tij është.
Mbërritja e Ilias (Lluit ) në atdhe do jete të martën”
, shkruan Klevis Tërpini, djali i artistit të ndjerë Ilia Tërpini. 

Klevis Tërpini  shkruan më tej se: “Ju  lajmërojmë për homazhet e babit tonë Ilia Tërpini. Do bëhen të mërkurën tek Muzeu Kombëtar ora 10h. Ju mirëpresim me dashuri”.

Shanaj: Kamera e Tërpinit, legjenda e filmit shqiptar
Për largimin nga jeta të Ilia Tërpinit regjisori i njohur Mevlan Shanaj që ka xhiruar filma me të dhe ka luajtur si aktor nën objektivin e kamerës së Ilia Tërpinit shprehet për të: 
“Ka ikur dashnori i përjetshëm i së bukurës (Llui). Lajm i hidhur. Ikja e Ilia Tërpinit është, jo vetëm prekës e i dhimbshëm, por krijon një zbrazëti kombëtare. Ishte jo vetëm mjeshtër i kamerës, dashnor i përjetshëm i së bukurës. I mbetem mirënjohës për gjithë jetën, mësuesit, mikut bashkëpunëtorit të pakrahasueshëm. Një shkrehje e aparatit të tij, më ka hapur rrugën e ekranit. Pas asaj fotoje u thirra për kinoprovë në filmin “I teti në bronx”. Kamera e Tërpinit do mbetet legjende në ekranin e filmit shqiptar. Lamtumirë, mik i të gjithëve.(Ka realizuar 27 filma artistikë dhe mbi 150 filma dokumentarë.)
 
Gjonaj: Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët më të shquar
Regjisori i njohur Kujtim Gjonaj ka shprehur dhimbjen për largimin nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij më të afërt Ilia Tërpini, duke u shprehur se kinemaja shqiptare “ka humbur një nga artistët e saj më të shquar”. “Pushoi se rrahuri zemra e një njeriu të madh,e një miku të mirë, e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë, e një artisti të shquar, që zor se mund t’i afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Tërpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën, deri në sekondat e fundit artit më të ri, por nga me të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët e saj më të shquar,familja njeriun e dashur, ne miqtë dhe kolegët e e tij njeriun e apasionuar dhe të papërtuar”, ka shkruar Kujtim Gjonaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen